Mediu jep detaje nga marrëveshja Basha – Rama

0
203

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhënë detaje rreth marrëveshjes mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha për zgjidhjen e krizës politike.

Ai tha se në parim janë respektuar të gjitha pikat e marrëveshjes së ashtuquajtur “Mcallister +”. Ndërsa për detajet teknike, Mediu u shpreh se po diskutohen mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitait Basha.

“Është rënë dakort në parim për të gjithë paketën. Paketa nuk është se përfshin të gjithë elementet teknikë, që janë duke u diskutuar në një takim mes Ramës dhe Bashës”, u shpreh ai.

Në paketën “Mcallister +” janë përfshirë edhe propozime që ka bërë Kreu i Qeverisë dhe opozita ka qenë e gatshme ti pranojë, tha Mediu.

Kryetari i PR-së shtoi se opozita është e gatshme për të shkuar që tani në Kuvend dhe të votojë ndryshimet ligjore që parashikohen në paketën “Mcallister +”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here