Letër e hapur Voltana Ademit : Mos u fyej nga Rama-t ,Havzi Nelën e varën në litar !

0

Nga Nebil Çika

E nderuar  Zonja Ademi !  Kam ndjekur me neveri  fyerjet e kryeministrit Edi Rama ndaj jush si dhe reagimin  tuaj fisnik, gjë që ka bërë e bën edhe diferencën historike, politike e sidomos  gjenetike midis ju te dyve .  Në emër të antikomunisteve të përndjekur politike të Shqipërisë të garantoj mbështetjen morale e politike  ne këtë përplasje publike  me kryeministrin  e rilindjes neokomuniste .    Kur u  folëm para dy javësh ne takim me  antikomunistët  ne Shkodër  shakasë time,  “ Më duket se ke kaluar  majtas “  ju përgjigje prerë :  “Mos ma thuaj këtë as për shaka , nuk ta pranoj ! . Me thëne te drejtën mu be qejfi nga përgjigja  juaja. Kështu qëndro  , mos i prano komunistët  as për shaka.

Nuk duhet të ndjehesh e fyer  nga shpifjet banale të hasmit  ai ,ata  atë punë kanë ,  madje fyerja është  gjeja me e vogël qe na kane bërë .Ju e dini mire  si familje fis  fare keni hequr  nga ata  për 70 vjet me radhë . Sigurisht  qe Rama-t  ju urrejnë  ata janë komunistë , bij politike juridike e gjenetikë te atyre që varën, vranë , burgosën  e persekutuan familjen tija  dhe mijëra të tjera  në Shkodër  dhe krejt Shqipërinë , Çfarë  prisnit nga ta . A nuk  thonë në Shkodër : Ç’len nga mica gjuan minj !   Fyerjet  janë  maksimumi qe mund t;iu bëjnë sot  juve dhe krejt Shqiptarëve  pers hak te rrethanave  politike , juridike e shoqërore  por te jeni te sigurt se po te kishin mundësi do te kishin bere shume me shumë. Ju dhe Shkodra e dini çfarë ju kanë bare paraardhësve të tu gjenetikë , shqiptarët  e dinë qe  një tjetër të ngjashëm me ju  , Havzi Nelën ,  e varën ne litar se kishte shkruar poezi kundër tyre . Rama nuk mund te sillet ndryshe me ju edhe sikur te dojë. Ai ka marrë përsipër te rilinde komunizmin gje që po përpiqet ta beje me shume zell, ne te gjitha format  komuniste,përfshi edhe këtë “demaskim” publik te “armikut te klasës” sipas stilit komunist te revolucionit kulturor kinez.  Ju jeni një zonjë e madhe gjenetike race zojan e zotërinjsh , brez pas brezi ! Por Rama  nuk e njeh , nuk e pranon dhe nuk e durona ketë lloj zonjëlliku  . Ai nuk ka njohur dhe nuk ka se si te njohe  zonja  si ju në jetën e tij. Ti e di , shqiptarët e dinë, që ai edhe  gratë e jetës se tij i trajton  kështu  por kjo nuk ka lidhje me ju pasi ato  nuk  janë zonja gjenetike  e as janë sjellë  dot si te tilla .  Kjo e lehtëson edhe  me shume pozitën tuaj  përballë harbutërisë  gjenetike  te  kryeministrit .

E dashur Voltana !

Duhet  te shqetësohesh shumë , un shqetësohem kur  klasa  jote, antikomunistet , fisniket , qytetaret e ndershëm te Shkodrës janë te pakënaqur me  ty . Ky  po është një problem i madh për në dhe një fyerje  e madhe për ju  dhe atë qe përfaqësonin gjenetikisht , politikisht  e shoqërisht arsyeja e vetme pse Shkodra fisnike e antikomuniste ju ka nderuar  e  zgjedhur juve dy here  si deputete e si kryebashkiake gje qe ju ve në obligim  të madh politik e moral . Nuk e di ne biem dakord apo jo por un mendoj që Shqipëria është ende në “luftë  civile”  e cila pa u ndëshkuar krimet e komunizmit  nuk  mund te mbarojë . Kur  te ndodhë kjo , me shpresë  Zotit sa me shpejt , pinjoll gjenetik  te vrasësve te poeteve , harbut si ky  qe  përpiqet  t’iu fyej ju  nuk do te kenë  shans te dalin ne publik e jo me te  bëhen kryeministra .  Ka një debat , në fakte një konflikt historik ne këtë vend qe nga 1912 e ndoshta edhe me parë  midis disa familjeve që  shiten e shkrinë pasuritë e jetët e tyre për te bere Shqipërinë  dhe disa  te tjerave qe shesin e  shkrinë Shqipërinë për te bere pasuritë e  tyre. Është  e sigurt qe ju  i takoni te parëve  dhe  ky  fyesi  juaj te dytëve . Kaq mjafton që  mos ta konsideroni fare atë  as  politikisht  e  as shoqërisht  edhe kur ju fyen  .     Si përfundim  dua t’iu them juve të tenderoni fisnike siç e keni racën e serën  edhe ne komunikim publik  apo përplasjen me  Rame-t  gjenetike e politike te komunizmit , Ne përballjen me ta ne kemi një përparësi te madhe , fisnikërinë ,  te cilën ta  dhuron  Zoti  e nuk  mund ta arrish dot  me pushtet e para  . Harbuti  nuk ka asnjë shans  te jetë i tillë  e  për me tepër me fyerje , apo me keq , me vrasje e varje në litar.

Edhe  një herë  te garantoj  mbështetjen time dhe te antikomunistëve shqiptar.  Por kujdes !  Rrini  me ne  !    Me respekt  Nebil Çika-Kryetar i Shoqatës  Antikomuniste te  të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë

Lini nje pergjigje