Kryeqyteti/ Problemet e kalimtarëve dhe drejtuesve e mjeteve me mungesën e semaforëve

0
291

 

Nga Enida Vërça

Kryeqyteti çdo ditë përballet me probleme nga më të ndryshmet, por ajo që është shqetësues për të gjithë është trafiku i rënduar në çdo ditë të javës dhe në çdo orar. Për të jetuar në Tiranë çdo ditë e më shumë po  rritet shkalla e vështirësisë. Një ndër problemet më të mëdha të kryeqytetit është trafiku i rënduar gjatë gjithë ditës deri nga orët e para të mëngjesit e deri në orët e vona të mbrëmjes. Kjo gjë ka krijuar një situatë kaotike për shoferët dhe këmbësorët. Duke qenë se Tirana është një qytet në rritje dhe në zhvillim, duhet të përballet me qindra makina që qarkullojnë në rrugë aspak të mirëmbajtura. Gjatë viteve të fundit numri i popullsisë është rritur ndejshëm, duke e bërë edhe më të vështirë përballimin e kësaj situate. I gjithë kryeqyteti është i mbërthyer nga rëndesa e trafikut.

Semaforët

Tirana është i vetmi vend në Shqipëri që ka semaforë të shumtë. Qytetet e tjera kanë në masë më të vogël, por ndodh që në shumë raste disa prej tyre të mos jenë funksional. Gjithsesi ky mjet në sinjalistikën rrugore nuk merr rëndësinë e duhur. Shpesh herë ata gjenden jashtë funksionit, në zonat ku trafiku është më i rënduar. Mjafton të përmendim zonën tek “Selvia” i cili gjendet  çdo ditë me drita të fikura. Duke bërë që kalimtarët dhe makinat të kalojnë rrugën në të njëjtën kohë. E gjitha kjo kthehet në rrezik për të dyja palët. Por ka dhe raste të tjera, kur drita e jeshile, “shkelet” nga shoferët. Ashtu sikur ka dhe raste që drita e kuqe “shkelet” nga kalimtarët. Policët rrugor, bëhen të “padukshëm” dhe figura e tyre, nuk kryen asnjë funksion. Tabela e qarkullimit dhe bilbili i tyre nuk ka peshë.

Akset më problematike

Në kryeqytet tre janë disa nga kryqëzimet problematike tek te cilat nuk funksionon sinjalistika e duhur e semaforëve. Prej disa kohesh gjendja e rrjetit rrugor ne Tirane dhe pajisja e tyre me sinjalistiken e duhur është bere tejet problematike. Bllokimi e prishja e rrugëve si dhe mungesa e sinjalistikes janë bere burim aksidentesh, kane vështirësuar punën e punonjësve te policisë rrugore te cilët me 40% te efektivit te tyre nuk janë ne gjendje te kontrollojnë plotësisht lëvizjen e automjeteve. Kryqëzimi pranë Ministrisë se Brendshme,ai pranë Pallatit te Kulturës tek sheshi Skenderbej si dhe kryqëzimi te Selvia ne rrugën Tafaj janë disa nga akset rrugore ne te cilat semaforët janë jashtë funksionimit. Sinkronizimi dhe vënia ne funksionim e semaforëve pritet te kryhet se shpejti por problemet kane ardhur dhe si rezultat i punimeve te shumta qe po kryhen për  segmente te veçante rrugore. Këto semaforë kane bere qe te ulet siguria rrugore e ne raste te veçanta janë bere premisa për ndodhjen e aksidenteve nga njëra ane, dhe nga ana tjetër kane sjelle shqetësime e anomali ne orientimin e lëvizjes se mjeteve, si dhe te ngarkesës se disa akseve rrugore me fluks te madh trafiku.

Gjobat mbi këmbësorët dhe mjetet

Tashmë mjetet dhe këmbësorët do të duhet të jenë më të kujdesshëm me semaforin, pasi një gabim do ju kushtojë atyre një gjobë nga 500 deri në 2 mijë lekë. Ndërsa për drejtuesit e mjeteve nëse kapen me përsëritje të shkeljes në semafor do të aplikohet pezullimi i lejes së drejtimit nga 9 deri në 12 muaj. Ndërsa për të gjithë drejtuesit e mjeteve që u hiqet leja e qarkullimit, shoferët duhet t’u rikthehen autoshkollave. Masat kanë hyrë në fuqi në zbatim të Kodit të Ri Rrugor. Sipas këtij kodi këmbësorët dhe drejtuesit  e automjeteve, të cilët hapin rrugë të reja për të kaluar, duke ndryshuar ato ekzistuese, marrin gjobë nga 100.000-400.000 lekë. Mësohet se në pikën katër të nenit 189 të Kodit Rrugor është përcaktuar se cilido që shkel dispozitat e parashikuara në kod, si për këmbësorët edhe për drejtuesit  e mjeteve, ndëshkohet me masën administrative me gjobë nga pesëpërqind deri në dy mijë lekë. Në ligj këmbësorët detyrohen të qarkullojnë në trotuare, bankina, shëtitore dhe në hapësira të tjera të caktuara për ta. Kur këto mungojnë, janë të zëna, të ndërprera ose të pamjaftueshme, duhet të qarkullojnë buzë karrexhatës në sens  të kundërt në lëvizjen e mjeteve dhe në mënyrë të tillë që të krijojnë një pengesë sa më të vogël për qarkullimin. Në qendrat e banuara këmbësorët kanë për detyrë që të kalojnë në sens  të kundërt me atë të lëvizjes së mjeteve në karrexhata me dy sense lëvizje dhe në buzën e djathtë në lidhje me një drejtim të lëvizjes së automjeteve, në rast të një karrexhate me një sensn  lëvizje. Kur trafiku nuk është i rregulluar nga polici ose semafori atëherë drejtuesit e mjeteve duhet tu japin përparësi këmbësorëve në vendet e caktuara të kalimit. Drejtuesit që kthehen për të gjetur një rrugëkalim tjetër në hyrje të së cilës gjendet një rrugëkalim për këmbësorët, duhet t’u japë përparësi, duke ngadalësuar dhe ku është e nevojshme, duke ndaluar dhe këmbësorët të kalojnë. Në rast të kundërt, gjobiten 500 deri në 2000 lekë. Ligji detyron drejtuesit  e automjeteve që të ndalojnë kur një person invalid me aftësi të kufizuara ose që lëviz me karrocë invalidësh, ose i pajisur me një shkop të bardhë, ose i shoqëruar me një qen drejtues, pra një person i dallueshëm në njëfarë mënyre, kapërcen karrexhatën, ose ka ndërmend të kalojë duhet të shmangin situatën e rrezikshme, që mund të shkaktohet nga veprime të gabuara a të ngathta të fëmijëve dhe të moshuarve.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here