Hyrja e PD në zgjedhje, sa rrezikohet mandati i Ramës, Ruçit dhe n/kryetarit të LSI

0
206

Arritja e një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës që i jep fund krizës politike në vend dhe njëherazi i hap rrugën hyrjes së opozitës në zgjedhje ka ngritur pikëpyetje sa i takon fitores së mandatit të deputetit për disa prej figurave kryesore të PS-së dhe LSI-së të renditur poshtë në listat e kandidatëve për deputetë.

 

Konkretisht, kryeministri Rama e ka vënë emrin e tij, të 6-in në listën e PS-së të Qarkut të Vlorës. Ndërkohë që kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi është renditur i 9-ti në listën e PS së Qarkut të Fierit.

Ndërkohë nënkryetari i LSI-së, Luan Rama është renditur i 5-ti në listën e kandidatëve për Qarkun e Tiranës, duke zënë të njëjtin vend që siç u bë me dije, do ta mbante vetë Ilir Meta, në rast se nuk do të zgjidhej President i Republikës.

Në mungesë të një marrëveshjeje politike PD-PS, të tre këto figura kryesore të mazhorancës mes shumë mundësi do të hynin në Parlamentin e ardhshëm. Por tani që pakti u arrit dyshimet ngrihen.

“BalkanWeb” raporton se referuar rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, respektivisht në Qarkun e Vlorës, Partia Socialiste arriti të siguronte 6 deputetë. Ndërsa në Qarkun e Fierit, siguroi 9 mandate deputetësh.

Nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim, në Qarkun e Tiranës, sipas rezultateve të 2013-ës, mundi të sigurojë vetëm 3 mandate.

Në rast se në këto qarqe si PS ashtu edhe LSI, do të merrnin të njëjtin rezultash votash si në 2013-ën, atëhere mund të thuhet se Edi Rama dhe Gramoz Ruçi, mund të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm, ndërsa për nënkryetarin e LSI-së, Luan Rama vërtet kjo mbetet një sfidë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here