Standard.al

EMRAT/ Kush janë ministrat dhe drejtorët që Rama i “sakrifikoi” për Bashën

0

Marrëveshja e arritur mes kryeministrit, Edi Rama dhe liderit të opozitës, Lulzim Basha do të sjellë si pasojë largimin e 6 ministrave dhe zv.kryeministrit.

Ndryshe nga sa parashikonte paketa “McAllister” që propozonte vetëm 4 ministra teknike, marrëveshja e arritur ka shkuar në 6 ministra teknikë dhe postin e zv/kryeministrtit.

Konkretisht largohen:

1.Zv.Kryeministër (Niko Peleshi)
2.Ministri i Brendshëm (Fatmir Xhafaj)
3.Ministri i Arsimit (Lindita Nikolla)
4.Ministri i Shëndetësisë (Ogerta Manastirliu)
5.Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (Olta Xhaçka)
6.Ministri i Financave (Arben Ahmetaj)
7.Ministri i Drejtësisë (Petrit Vasili)

Nga 6 ministrat që ikin, kujtojmë se tre prej tyre, respektivisht Fatmir Xhafaj, Olta Xhaçka dhe Olgerta Manastirliu kanë ushtruar detyrën e ministrit për vetëm dy muaj, kur kryeministri Rama vendosi të largojë nga qeveria Saimir Tahirin, Blendi Klosin dhe Ilir Beqaj. Një nga ministrat që Rama ka “sakrifikuar” për Bashën është edhe kreu i LSI-së, Petrit Vasili, i cili gjithashtu ka pak muaj në këtë detyrë, pas vendimit për të shkarkuar nga ky post Ylli Manjanin, e propozuar po nga LSI.

Gjithashtu pjesë e marrëveshjes është edhe dhënia e 5 posteve të drejtorëve për opozitën. Emrat aktualisht mbajnë këto drejtori janë:

1. Drejtori i OSHEE (Ardian Çela)
2. Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit (Artan Lame)
3. Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave (Ilirjan Muho)
4. Drejtori i Përgjithshem i Burgjeve (Miklovan Kopani)
5. Drejtori i Përgjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural (Suela Popa)

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.