Lëvizja e PR dhe PA/ Ja partitë që konfirmojnë pjesmarrjen, ju bashkohet Basha dhe Vasili

0
267

Pas thirrjes publike të Partisë Republikane dhe Partisë Agrare Ambientaliste për partitë parlamentare që të ulën në një tryezë për të diskutuar mbi gjetjen e një zgjidhje për ngërçin politik, disa prej krerëve të forcave politike u përgjigjen pozitivisht ftesës.

 

Mësohet se në takimin që do të mbahet në orën 20:00 kanë konfirmuar pjesëmarrje kreu i PD Lulzim Basha, kreu i LSI-së, Petrit Vasili, Ben Blushi, Shpëthim Idrizi i PDIU-së, Dashamir Shehu i LZHK-së dhe Nard Ndoka i PDK-së.

Opozita ka bërë një tjetër hap për çështjen e zgjidhjes së krizës politike. Partia Republikane dhe ajo Agrare i kanë dërguar një ftesë të gjitha partive parlamentare për të bërë një takim mbrëmjen e sotme.

FTESË

Partia Republikane Shqiptare dhe Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë fton sot, datë 17 maj 2017,në orën 20:00, në sallën e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, kryetarët e partive parlamentare për të diskutua rrreth zgjidhjes së krizës aktuale politike.

Duke konsideruar faktin që SHBA kanë ofruar propozimet dhe mbështetjen e tyre për zgjidhjen e kësaj krize, ju ftojmë në mënyrë të përbashkët të arrijmë në një marrëveshje, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe tëndershëm.

Me respekt,

Fatmir Mediu                                                              AgronDuka

Kryetar                                                                                    Kryetar

Partia Republikane e Shqipërisë                     Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here