Kërkesë zyrtare në Bruksel: Të hetohet ambasadorja Vlahutin

0
812

Në Bruksel është bërë një kërkesë për t’u hetuar ambasadorja e delegacionit të BE në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Burime konfidenciale bëjnë me dije për Syri.net se një zyre avokatie në Bruksel ka paraqitur një ankesë formale tek zyra OLAF e Komisionit Europian për të hetuar abuzimet dhe shkeljet e procedurave për blerjen e vilës të Ambasadores së Delagacionit të BE në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) është organi i vetëm i Bashkimit Europian i mandatuar për të zbuluar, hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e BE-së. Kjo zyrë ka një status të pavarur në funksionimin e saj dhe është pjesë e Komisionit Europian.

Kujtojmë se pak muaj më parë, ambasadorja e delegacionit të BE në Tiranë bleu një vilë 1,65 milionë Euro në një rezidencë periferi të Tiranës, në një zonë ku vila më e shtrenjtë shkon deri në 1 milionë Euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here