Frikë nga përgjimet? Rama dhe Basha ndryshojnë sallën për të vijuar negociatat

0
261

Një detaj është zbuluar nga takimi kokë më kokë mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha që po mbahet sonte prej më shumë se 90 minutash në Kryesinë e Kuvendit.
Gazetarja Marsela Karapanço raportoi për “BalkanWeb” se dy liderët kanë lëvizur nga salla ku u mbajt tryeza e partive parlamentare për të vijuar diskutimin në sallën “Pjetër Arbnori”.
Një aludim është për shkak të kamerave që ndodheshin në sallën e mëparshme ku biseda mund edhe të ishte e aksesueshme për palë të treta dhe intimitetin që ofron salla e dytë ku thuhet se janë në distancë të largët. Po kështu mësohet se takimi vijon me tone të qeta mes Ramës e Bashës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here