Zyrtarja e PD – Kadaresë: Thoni dy fjalë për Voltanën, ju lutem…

0
443

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike Endira Bushati i ka bërë një thirrje shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare për të mbrojtur kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

 

 

Duke u nisur nga fakti që Kadare i shkroi një letër ambasadores së BE-së në Tirana Romana Vlahutin pas shkrimit denigrues të Kastriot Myftaraj, ku i kërkonte falje në emër të atyre që e sulmonin, Bushati i kërkon të thotë dy fjalë për Voltanën, e cila është zgjedhur me votën dërrmuese të shkodranëve.

“I nderuar Zoti Kadare,
Dy fjalë për Voltanën, Ju lutem….
Voltana Ademi është zgjedhur me votën dërrmuese të popullit shkodran…..
…..jo nga përkëmbimet multifaktoriale të Brukselit…
E meriton Shkodra për përfaqësuesen e vet, Zoti Kadare!
Është Qyteti më Qytet i Shqipërisë, Zoti Kadare!
Është Qyteti që i mjafton vetes….”, shkruan zyrtarja e PD-së në “Facebook”.

Kujtojmë se dje kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi pati një përplasje me kryeministrin Edi Rama, i cili tha se nuk do e merrte as si magaziniere të parën e qytetit verior

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here