Takimi i Bashës me aleatët/Ja dy çëshjet që do të paraqesë opozita në negociata

0
235

Kreu demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar dy mbledhje me partitë aleate në më pak se 4 orë, ku duket se krahas pikave që përmban paketa McAllister është diskutuar edhe mbi kërkesat që ka pasur opozita, mbi votimin biometric dhe numërimin elektronik.

360 gradë. Al ka mësuar se gjatë takimit të kreut demokrat Basha dhe drejtuesve të partive aleate, është konsideruar si plotësisht të mundshëm plotësimin e këtyre dy kushteve, të cilat konsiderohen si një garanci më shumë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Burimet theksojnë se këto dy kërkesa do t’i paraqiten në tryezën e dialogut edhe Kryeministrit Edi Rama, në momentin që palët do të bien dakort për të pranuar paketën “McAllister” që parashikon një tjetër datë zgjedhjesh, pra jo më 18 Qershor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here