Takime të njëpasnjëshme me aleatët dhe me ish-kryeministrin Berisha, a ka pranuar Basha paketën “McAllister”?

0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka patur sot një ditë të “ethshme” negociatash dhe konsultash, jo vetëm me aleatët e tij por edhe me ish-kryeministrin, Sali Berisha, sa i përket propozimit të zyrtarit të DASH për të pranuar paketën “McAllister” si mundësi për zgjidhjen e krizës.

 

 

Siç është bërë e ditur, Basha pati sot dy takime me krerët e partive aleate dhe po kaq edhe me Berishën, por pa preferuar të japë detaje nga këto takime edhe pse burimet nga selia blu kanë pohuar për “BalkanWeb” se “palët po shkojnë drejt arritjes së marrëveshjes”.

Në përfundim të takimit të dytë për ditën e sotme me ish-kryeministrin Berisha, gazetarët e kanë pyetur Bashën se çfarë ka diskutuar dhe nëse ishte rënë apo jo dakord për të pranuar paketën “McAllister”.

Por në mungesë të një përgjigjeje, kreu i PD-së ka preferuar të bëjë një batutë me gazetarët: “Makarona me sallatë domate dhe qershi në fund”, – është shprehur Basha, raporton për “BalkanWeb” gazetarja Marsela Karapanço.

Lini nje pergjigje