Skandali/ Ilaçet të forta që jepen vetëm me rekomandim mjeku edhe në farmaci, shiten haptazi në faqe online rrobash  

0
342

 

Skandalet nuk kanë të sosur në shqipëri, dhe më keq akoma kur këto kanë të bëjnë më jetën e njeriut.

Shpesh nëpër media janë denoncuar raste ku abuzohet me barnbat apo shiten pa recetë nëpër farmaci. Janë denoncuar edhe raste kur këto barna janë jashtë parametrave normal, janë me datë skadence të mbistampuar etj. Por kjo i kalon kufijtë e mendimit dhe jo më të mendosh që mund të ekzistojë  vërtetë një veprim i tillë.

Një zonjë shet haptas online ilace të rënda, pa recetë, sigurisht edhe pa ‘kupon tatimor’ gjë që është shumë më e rëndësishme për qeverinë tonë.

Faqja e ‘demaskimeve’ “Lolita” ka publikuar së fundmi në një postim në faqen facebook se një grua e quajtur Anita Mema shet haptas online ilace të cilat merren vetëm me rekomandim mjeku dhe vetëm në rast terapie antidepresive, shkruan standard.al.

 

Ky është postimi i plotë:

A ekziston nje institucion vertete funksional ku mund te denoncosh nje ngjarje te tille? Kjo zonje shet haptazi ne faqe rrobash e telefonash barna te cilat edhe ne farmaci jepen VETEM DHE VETEM me recete!!!!! Jo vetem qe s’jane barna Otc por jane ilace qe futen ne grupin e andepresiveve, kortizonikeve, kardiaket te cilat merren ne terapi te rekomanduar vetem nga specialiste dhe shume mjekime te miremenduara! Cfare jane keto kafsheri?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here