Shtohen rastet/ Krimi në familje po vret shqiptarët. Ku po shkojmë?

0

 

“Muajt e fundit në vendin tonë janë rritur ndjeshëm rastet krimit në familje, duke bërë që situate të përkeqësohet shumë”

Krimi  në vendit tonë gjithmonë ka qenë një pjesë e pa ndashme nga shoqëria si në çdo vend tjetër të botës. Shifrat që publikohen nga institucionet përkatëse kanë viti në vit kanë ndryshime. Situata herë përkeqësohet dhe herë përmirësohet. Por përsëri situata nuk ka qenë asnjëherë e qetë. Raportet zyrtare të policisë tregojnë se fenomeni i krimit në familje rritet vit pas viti. Si shkaqe të këtij krimi psikologët e sociologët rendisin gjendjen ekonomike, xhelozinë dhe konsumimin e alkoolit nga burrat. Sipas tyre shteti nuk ofron mundësi për parandalimin e këtij krimi, por përkundrazi ka krijuar liri të tepruar edhe për ata që kanë bërë një herë një krim. Kriza ekonomike që ka përfshirë edhe Shqipërinë le vend për ta renditur si një ndër faktorët iniciues të krimit në familje. Shpesh mospërballimi i kushteve të jetesës sjell debate të ashpra deri në vrasje ashtu si dhe rastet e fundit. Dhuna nuk ka dallime intelektuale, arsimore apo gjinore, thonë sociologët. Kryesish njerëz të dhunshëm janë ata të cilët nuk arrijnë të përmbushin dot objektivat e tyre. Familja, e cila duhet të ishte shembull për shoqërinë në tërësi e ka humbur dhe po e humb dita ditës këtë rol duke e kthyer shoqërinë në një shoqëri konfliktuale. Viti 2017 ndoshta mund të quhet një nga vitet ku krimi në familje. Pasi rastet në muajt e parë të këtij viti kanë qenë të shumta. Ne kemi bërë një përmbledhje të peuudhës që nga fillimi i muajt prill deri dje, rastet kanë qenë të shumta. Kemi bërë një renditje sipas rendit kalendarik ku krimat janë nga më të ndryshmet dhe makabre.

 Nipi vret gjyshen dhe më pas vret veten

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës e cila ka tronditur të gjithë qytetin. Një i ri ka vrarë gjyshen e tij dhe më pas i ka dhënë dhe fund jetës. Shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë ende nuk dihen, por sipas informacioneve mësohet se bëhet fjalë për Ersid Currin 25 vjeç.  Në lidhje me 25 vjeçarin mësohet se ai kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu. Ai  kishte kryer dënimin me 10 vjet burg për vrasjen e një bashkëmoshatari pas një sherri në disko. Krim i ndodhur 10 vjet më parë, pasoi një zinxhir hakmarrjesh ndaj familjarëve të të riut. Fillimisht me vrasjen e vëllait të Ersidit shtatë vjet më parë me plumb në kokë dhe gjashtë muaj vrasjen e të atit. Ndërsa

Qëllohet me thikë nga i dashuri 34 vjeçarja në Durrës

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku ka mbetur e plagosur me thikë një 34 vjeçar. Plagosja mësohet të ketë ndodhur nga një 33 vjeçar i cili kishte pasur lidhje dashurie me viktimën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur, në lagjen Nr.17 të qytetit të Durrësit, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy personave.  34-vjeçarja me inicialet S.V është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Shkak për konfliktin mes tyre dyshohet të ketë qenë refuzimi i propozimit për martesë që 33-vjeçari i kishte bërë gruas me inicialet S.V. Pas sherrit ai e goditur tre herë me thikë gruan, e cila mësohet se ishte e divorcuar me dy fëmijë, ndërsa autori ishte beqar. Sakaq, policia është vënë në ndjekje të 33-vjecarit M.S, banues në Durrës. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së rrethit për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Një 28 vjeçar kanos me thikë babain e tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Fieri pasi akuzohet se ka kanosur me thikë babain e tij, shtetasi me iniciale M.H 54 vjeç. Policia arrestoi Arbër Haxhiaj banues në Fier dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën kanosi të atin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.

Kërcënoi me armë bashkëshorten

Një 49 vjeçar nga Peqini është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka kanosur me armë dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, ndërsa në pranga u vu shtetasi Beqir Sinani 49 vjeç. Policia sqaroi se arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij, në fshatin Grykësh i Madh Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë kanosur me një arme gjahu gjysmë automatike bashkëshorten e tij shtetasen L.S,43 vjeçe, duke qëlluar në ajër brenda ambienteve të shtëpisë si dhe ka ushtruar dhunë fizike  ndaj saj. Grupi hetimor sekuestroi armën e gjahut në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni  130/a/4  i Kodit Penal.

Vjehrri rreh nusen, por i kundër përgjigjet djali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Devolit, ku një familje është përfshirë në një konflikt. Nga policia mësohet se vjehrri ka dhunuar nusen e djalit të tij, por më pas ky i fundit i është kundër përgjigjur dhe ka ushtruar dhunë mbi babain e tij. Më pas është bërë arrestimi nga polica lokale për të dy babë e bir, me akuzën e dhunës në familje. Sipas bluve të këtij qyteti janë arrestuar shtetasit Gjerak Alevica 52 vjeç dhe Ledion Alevica 34 vjeç, të dy banues në fshatin Kuç-Devoll. Shkak për përplasjen mes babë e bir është bërë nusja e këtij të fundit, ndaj të cilit 52-vjeçari ka ushtruar dhunë.  Sipas policisë arrestimi i tyre u bë pasi, në banesë shtetasi Gjerak Alevica për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj nuses së djalit të tij shtetases V.A, 33 vjeç (bashkëshortja e 34 vjeçarit). Gjithashtu edhe shtetasi Ledion Alevica, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij Gjerak Alevicës. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Dhuna në familje”.

 61 vjeçari kanos me sopat kunatin

Po atë ditë ka ndodhur një rast tjetër dhune ku një 61 vjeçar, banues në fshatin Mbyet të Fierit ka rënë në prangat e policisë për akuzën e dhunës në familje. Blutë kanë arrestuar shtetasin Petrit Begaj. Policia thotë se “arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur me sëpatë kunatin e tij, shtetasin G.D, 53 vjeç, banues në lagjen “1 Maj” Fier, si edhe ka dëmtuar disa vazo lulesh në banesën e tij”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Dhunimi i banesës”.

Ushtroi dhunë mbi bashkëshorten

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bilisht. Një 29 vjeçar ka ushtruar dhunë mbi bashkëshorten, por është arrestuar me pas nga policia. Nga policia bëhet e ditur se i arrestuari është Marsel Buçi  29-vjeç nga Bilishti, me akuzë se ka ushtruar dhunë fizike mbi gruan e tij 26- vjeçe, D. Buçi. Buçi është ndaluar nga policia e Devollit në banesën e çiftit. 29-vjeçari tashme do të akuzohet për veprën penale “ Dhunë në Familje”.

 Arrestohet 40-vjeçari nga Fieri,  kanosi gruan në sy të fëmijëve

Një 40-vjeçar ka rënë në pranga e policisë së Fierit. Shtetasi Arti D. me banim në Fier gjatë natës, përveçse ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, 37-vjeçares N.D, e ka nxjerrë edhe nga banesa. Gjithçka ka ndodhur në prani të fëmijëve të çiftit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Vjehrri vret me levë nusen e djalit

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin, e cila ka tronditur të gjithë qytetin. Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në Zhejë të Kurbinit vjehrri 75-vjeçar pas debateve ka qëlluar me levë nusen e djalit 41-vjeçaren V.T. duke e lënë të vdekur. Më pas i dyshuari për këtë krim vjehrri Ndoc Tota është larguar nga banesa, por nga denoncimi që në polici dhe ndjekja që ju bë atij u bë e mundur kapja e tij shumë shpejt. Pas arrestimit nga Policia ai është dërguar në komisariatin e qytetit për veprime të më tejshme hetimore. Sipas informacioneve ka qenë vjehrri i saj ai që i ka shkaktuar vdekjen nga qëllimi me levë. Sipas fqinjëve në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë person tjetër përveç viktimës dhe të dyshuarit, por nga policia bëhet e ditur se kanë qenë edhe fëmijët të cilët kanë qenë duke fjetur. Konflikti që çoi në vdekjen e nuses mësohet se ka nisur nga vjehrri i është ankuar se nusja e tij nuk i bënte dhe ti shërbente kafen siç duhej. Për këtë arsye në shtëpinë e tyre ka pasur debate të përsëritura. Nga hetimet e para sherri i radhës ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, kur vjehrri u ankua se ajo nuk i shërbeu kafenë. Në sherr e sipër, vjehrri rrëmbeu një levë dhe e qëlloi disa herë në kokë, pasi e ndoqi deri në oborr.

 Gruaja tenton të vrasë burrin

Një ngjarje e rëndë është ndaluar në Korçë, pasi një grua ka tentuar të vrasë burrin e saj pas një sherri të momentit. Sipas informacioneve ngjarja është arritur të ndalet në kohë pasi është lajmëruar. Mësohet se 26-vjeçarja Vjollca Shkëmbi ka tentuar të vrasë me sopatë bashkëjetuesin e saj, megjithatë është neutralizuar në kohë nga policia. Vjollca Shkëmbi, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë, bashkëjetuesin e saj shtetasin N.K, 44 vjeç, banues në Maliq, të cilit i ka shkaktuar plagë të lehta në trup. Pas mjekimit të marrë në Spital ky i fundit është larguar në banesë. Në cilësinë e provës materiale në banesë u gjet dhe sekuestrua mjeti me të cilin është goditur N.K. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë.

 53 vjeçari rreth nusen e vëllait

Një 53-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj kunatës së tij. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Zvërnec të Vlorës. Nga policia e këtij qyteti bëhet me dije se Harilla Balli, pas një sherri për motive të dobëta, ka humbur durimin, duke ka ushtruar kështu dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij, shtetases Dh.B., 56 vjeçe. Fill pas ngjarjes, gruaja është transportuar me urgjencë në spitalin Rajonal të Vlorës, pasi kishte marrë dëmtime të mëdha në trup. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia po heton zbardhjen e plotë të shkaqeve. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërkohë 53-vjeçari ndodhet në paraburgim.

Burri vret gruan për motive të dobëta

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe në qytetin e Shkodrës. Një burrë 74 vjeç ka vrarë gruan e tij 45 vjeçe, në rrethana ende të paqarta. Sipas policisë ngjarja ka nisur pa një konflikti për motive të dobëta, ku burri ka shkuar deri në marrëzi sa ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar për vdekje gruan e tij. Nga informacionet mësohet se krimi ndodhi gjatë natës në fshatin Guci e Re në Shkodër. Bëhet me dije me dije se Beqir Xhilaj, 74 vjeç, dyshohet të ketë  vrarë bashkëshorten e tij, Lumturie Xhilaj, 45 vjeçe. Fill pas krimit makabër, autori i dyshuar është arrestuar nga policia. Ngjarja bëhet akoma edhe më e rëndë për faktin se Lumturie Gjilaj është viktima e dytë e Beqir Gjilajt, pasi ky i fundit kishte vrarë vite më parë edhe gruan e parë. Për këtë krim 74-vjeçari bëri pak vite burg, e më pas ka fituar lirinë. Sipas bluve, si fillim ngjarja u raportua si vetëvrasje, ndërsa më vonë u konfirmua dhe nga Beqir Xhilaj se ky i fundit kishte vrarë Lumturie Xhilajn. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:05 të ditësh së djeshme, në fshatin Guci e Re Njësia Administrative Rrethina Shkodër.

Dhunonte gruan dhe kunatën e tij

Një denoncim nga një 10 vjeçare ka bërë të mundur arrestimin e një 35 vjeçari në Itali, pasi u kap në flagrancë duke dhunuar gruan dhe kunatën e tij. Pas disa minutash nga telefonata, karabinierët mbërritën në adresën e dhënë nga fëmija, edhe pse pa hyrë kuptuan menjëherë apartamentin për të cilin bëhej fjalë sepse prej tij dëgjoheshin klithmat për ndihmë. Karabinierët e gjetën veten përballë një rasti dhune në familje, në sytë e një 10 vjeçare të trembur dhe një fëmijë tjetër 2- vjeçar. Shqiptari me inicialet Y.A. 35 vjeç, po e rrihte gruan, shqiptaren 34 vjeçare, dhe i kishte shkaktuar një plagë madje edhe me majën e mprehtë të një thike në fytin e saj. Në shtëpi ndodhej edhe motra e gruas, e cila për të mbrojtur gruan kishte ndërhyre, por kishte përfunduar edhe vetë në duart e kunatit të dhunshëm. Sipas mediave italiane, burri punon si një ndërtues dhe gruaja e tij si shitëse, një familje pa probleme ekonomike dhe me dy fëmijë për të rritur. Sipas mediave, dyshimet për shkakun e sherrit është se çifti kishte kohe që debatonte për një ndarje mes tyre.

 Arrestohet 37 vjeçari dhunoi kushëririn e tij 68-vjeçar

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia e qytetit të Librazhdit pasi ka dhunuar kushëririn e tij në fshatin Dorëz. Policia bën të ditur se ka vënë në pranga shtetasin Lavdim Mema. Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi, në fshatin Dorëz gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me sende të forta kushëririn e tij shtetasin Q.M, 68 vjeç.

 

Lini nje pergjigje