Paketa McAllister, Basha shkon te Berisha pas takimit me aleatët

0
222

Kur kanë mbetur dhe pak orë nga skadimi i afatit të vendosur nga SHBA, lidhur me paketën e zv/presidentit të PPE, David McAllister, kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët në selinë blu.

Mësohet se në këtë takim i cili zgjati rreth 50 minuta, u diskutua për negociatat me maxhorancën dhe mundësinë rinisjes së tyre në funksion të zgjidhjes së ngërçit politik.

Një ditë më parë, zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee i la Bashës një afat 24 orësh për t’u shprehur për ofertën e zyrtarit të Partisë Popullore Europiane.

Afati i Bashës për të vendosur është ora 16:00 e kësaj të marte.

Pas takimit me aleatët, Basha shkon te Berisha
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shkuar në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas takimit me aleatët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here