Ka përfunduar pas 20 minutash takimi i Lulzim Bashës me krerët e partive aleate që u zhvillua në selinë e PD.
Kur vetëm pak orë na ndajnë nga ‘skadimi’ i afatit që zyrtari i DASH, Hoyt Yee u la liderëve politikë, për zgjidhjen e ngërçit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbledh sërish aleatët.
Në takim u diskutua për qëndrimin që do të mbahet për vetingun dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve.
Mësohet nga burime të brendëshme se Kryeministri Rama nuk ka pranuar ofertën McAllister, dhe pika ku ngecën bisedimet është pikërisht data e zgjedhjeve.
Takimi i Bashës me aleatët është i treti gjatë ditës së sotme.