Kryeministri i Suedisë uron Metën: Kam bindjen se e ardhmja e Shqipërisë është në BE

0
198

Kryeministri i Suedisë, Stefan Löfven, ka uruar Ilir Metën me rastin e zgjedhjes President i Republikës së Shqipërisë.

Përmes një telegrami, Löfven, vlerëson marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe shpreh bindjen se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian.

Më poshtë teksti i plotë i letrës:

Shkëlqesia juaj,

Në emër të Qeverisë së Suedisë, kam kënaqësinë t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj në postin e Presidenti të Republikës së Shqipërisë.

Suedia dhe Shqipëria janë dy vende që kanë marrëdhënie të shkëlqyera prej një kohe të gjatë.

Pres që në të ardhmen të thellojmë dialogun në çështje të përbashkëta dhe integrimit evropian. Kam bindjen e thellë se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian.

Ju uroj në vazhdimësi sa më shumë sukses dhe urtësi në kryerjen e detyrave tuaja të rëndësishme në këtë post.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here