“Ismail Kadare, letrën e Vlahutinit ia nis dhe Voltana Ademit, pas fyerjeve që i bëri Rama dje”

0
780

#Satirë

Letër për Voltana Ademin,Kryetare e Beshkisë Shkodër

E nderuara Zonjë,

Më lejoni t’ju drejtohem me këtë letër krejtësisht personale, për tronditjen që më shkaktoi sot fyerja e paskrupullt që u bë publikisht kundër jush në derën e bashkisë që ju drejtoni. Nuk është fjala për të sqaruar këtu se ç’është fyerja e një njeriu jo normal dhe se sa pak lidhje ka ajo me një popull e një shoqëri të tërë. Megjithatë, ajo fyerje u botua nga shtypi i vendit tim, kështu që në një mënyrë ose një tjetër na vuri para përgjegjësisë të gjithëve.

Ndonëse shkrimtar i njohur, nuk marr përsipër të përgjigjem për ato çka mund të ndodhin në këtë vend, për mirë apo për keq. Do të doja thjesht të ndaja me ju pikëllimin që mund të ndiejë njeriu, i cili, në vendin ku vjen të ndihmojë për kapërcimin e brengave, ndeshet me një mosmirënjohje të tillë. E dashur Voltana Ademi, do të isha gati t’ju kërkoja ndjesë në gjunjë, për t’ju siguruar se mirënjohja për ju është e do të jetë e pacenueshme.

​​​​​​Ismail Kadare​ ​​​​​​Paris, 15 maj 2017

SHËNIM: Vetëm fjalët me të zeza janë ndërruar nga letra që Kadare i nisi Romana Vlautin pak ditë më parë. *parrena

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here