Lulzim Basha dhe Ramush Haradinaj kanë darkuar ditën e sotme tek Piazza në Tiranë.
Basha dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, janë të shoqëruar nga bashkëshortet.
Më parë, ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj zhvilloi një takim me Ilir Metën.
Kjo është vizita e parë e ish-kreut të UÇK-së në Shqipëri, që pas lirimit të tij në Francë, pasi u mbajt rreth 4 muaj nën një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.