Daja i 16-vjeçares: Papërgjegjshmëri e spitalit privat. Duam Drejtësi!

0
258

Daja i 16-vjecares Blerta Pepa tregon se spitali privat u dha garanci të plotë por mbesa humbi jetën nga papërgjegjshmëria që u tregua nga stafi i mjekëve.
Sipas Liro Likaj, daja i Blerta Pepa, vajza duhej të operohej në orën 10:00 dhe operacioni iu shty për në orën 19:30.

Blerta Pepa humbi jeten gjate mesantes pas nje nderhyrje kirurgjikale ne gju ne nje spital privat. Pas ngjarjes, mjeku anestezist tentoi vetevrasjen.

“Une jam daja i Blerta Pepa e cila ka qene pjesmarrese tek Gjeniu i Vogel. Blerta fatkeqsisht u nda nga jeta ne moshen 16-vjeçare mengjesin e sotem, ne spitakin Continental, pas nje nderhyrje ne gju per meniskun dhe ligamentin.
Kemi bere denoncim ne polici pasi besojme qe ka qene nje papergjegjshmeri dhe tregti me jeten e nje femije duke qene se i kryen nje operacion si me urgjence nga ora 10 ne mengjes qe ishte planifikuar por e bene ne oren 19.30 te darkes duke qene se doktorri I huaj qe beri nderhyrjen duhet te iki kete te marte ne Greqi ku gjithashtu punon.
Ju lutem bejini nje tribut Blertes e cila nuk jeton me vetem per nje operacion ne gju dhe hetoni apo pasqyrojeni si lajm pasi eshte teper e rende besoj per te gjithe shqiperine qe nje gjeni e vogen si Blerta, te humbi jeten nga vetem nje nderhyrje ne gju, kur na ishin dhene te gjitha garancite qe cdo gje do shkonte mire nga spitali.
Si i pari i qeverise te kerkoj te behet cdo gje qe drejtesia te vihet ne vend pasi ajo vdiq nga babezia e eurove te spitaleve private e shtetit qe nuk u interrsua qe ta mundesoje sherimin pasi ne ministri te shendetesise dhe te arsimit ( u vra ne gju ne oren e fiskultures tek Cajupi) dhe perfjigjia qe qe sa femije vriten ne dite ne shkolle nuk I ndihmojme dot.
Duam drejtesi”.

daja i blertes


(Nje performim i Blerta Pepa ne spektaklin Gjeniu i Vogel)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here