Çupi: Kryeministër, thuaju dibranëve që s’bëre gjë, se ‘e kishte fajin Vetingu!’

0
169

Deputetja demokrate shurata Ëupi ështështe një nga ato që e kanë kundërshtuar më së smiri krteministrin Tamama dhe duke u ndaluar dhe duke.

 

Deputetja demokrate Dhurata Çupi i është drejtuar Kryeministrit Rama sot me disa fjalë, pasi ka dëgjuar se sot ai mund të jetë në Dibër.

Rama i paralajmëron takimet e tij elektorale duke publikuar paraprakisht në Fb, foto të ndryshimit që kanë pësuar sheshet e qyteteve siç ka bërë edhe sot me Ulzën.

Po Çupi e ka tejkaluar sheshin dhe ka parë përtej tij, atje ku shtrihen problemet e mëdha ekonomike dhe sociale të dibrakëve, që nuk shfaqen në fotot e Kryeministrit.

Ja ç’ka shkruar Çupi:

“Sot më në fund Kryeministri thonë që shkon në qarkun Dibër. E kam bindje që èshtë i detyruar për shkak se ka vajtur në qarqet e tjera por jo se ka pikën e dëshirës. Pa dyshim do tentojë t’u thotë dibranëve që kemi bërë mrekulli për ju. Varet nga këndvështrimi në fakt.

Zoti Kryeministër ,

Thuaju Dibranëve që varfëria është ulur këmbëkryq nè Dibër.

Thuaju qè të rinjtë djemë, kanë emigruar, e të rejat vajza qëndrojnë në shtëpi apo detyrohen të martohen fare të reja.

Thuaju se nuk kemi bërë asgjë për ju.

Thuajuni që ju gënjyem në 2013 por më shumë në shtatorin e kaluar.

Image

Thuaju që zonjave tuaja nuk ju sigurova shërbimin jetik se nuk ju solla gjinekolog në spital.

Asnji qendër shendetesore ne asnji komune nuk jua ndërtova dot .

Bulevardin nuk jua kemi bëre akoma. Qendrën e Dibres akoma. Ndryshe do vija me shpejt ti inauguronim, po ashtu ishte nji punë.

Shkollat , cerdhet , rrugët , planifikimin e territorit nuk jua bëmë dot , se ndryshe do ti bëja lajme në media, patjetër.

Për bujqësinë nuk bëmë asgjê.

Për tregtimin e qershive apo mollëve të Dibrës nuk ju ndihmova dot edhe pse ju mora votat dhe ju premtova.
Kompensimin e lopëve të ngordhura nga dermatoza nuk jua bëra dot.

Thuaju që lekët nga buxheti i shtetit kanë dal por rruga e gjatë dhe e vështirë edhe për shkak se Rrugën e Arbrit nuk jua bëra dot , dhe këto shërbime akoma nuk kanë mbërritur dot.

Thuaju, po, e bukur dhe panoramike ishte Ulza shume, por rruga e veshtiresonte udhëtimin .

Thuaju se ju lashë në kètë gjendje pasi nuk munda të ngop klientët pranë pushtetit.

Folu dhe për vetingun që shpètoi të parin e listës së Dibrës nga hetimi. Po po vetingu i ka të gjitha fajet.

E për të gjitha këto të lutem mos ju kërko votë te paktën. Sepse Dibrançe do kuptoni që cdo pushteti i vjen fundi…”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here