Adoleshentja vdes gjatë operacionit dhe e vërteta e mjekut anestezist

0
289

Një 16-vjeçare humbi jetën  gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju në një spital privat në Tiranë.

Familjarët e Blerta Pepës tregojnë se vajza do kryente një nderhyrje kirurgjikale për meniskun dhe ligamentin.

Operacioni i planifikuar për tu kryer “në orën 10:00 të mëngjesit (15 maj 2017) ishte bërë në orën 19.30 të darkës duke qene se doktori i huaj që bëri nderhyrjen duhej të ikte sot në Greqi ku gjithashtu punontregon daja e vajzës.

Përmes një postimi në facebook daja, Liro Likaj,  thotë se Blerta ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. Policia informon se ngjarja është shënuar rreth orës 01:00

E verteta e mjekut anestezit 

Në njoftimin e policisë që u shpërnda mëngjesin e sotëm thuhej se “Mjeku anastezist T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetvrasje (duke injektuar në trup prepart lëndë anastezie). Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nen kujdes mjekesor”. 

Por familjarët e mjekut anestezist por dhe drejtori i spitalit, ku ndodhet i shtruar, të kontaktuar nga Ora News e kanë hedhur poshtë. Ata kanë deklaruar se 53 vjeçari ka pësuar infarkt nga tronditja.

Demtimi ne shkolle

Ora News mëson se vajza kishte pësuar një dëmtim në meniskun e këmbës, gjatë një aktiviteti fizik në orën e fizkulturës në shkollë. Pas kësaj prindërit e kanë dërguar vajzën në spitalin privat ku është vendosur ndërhyrja.

Policia në njoftimin e saj thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekesor e 15 vjeçares.

Familjarët kërkojnë drejtësi

Babai tregon momentet kur e bija po jepte shpirt- “Thanë se nuk ka problem dhe 100 % të japim llafin. Mjeku na tha se çdo gjë kishte dalë ok. Në moment pashë që mjekët e infermierët hynin e dilnin. Hyra me forcë në sallën e operacionit dhe pashë që vajzës po i bënin pompa në gjoks. Aty më iku mendja.  

Ngjarja pritet të zbardhet pas rezultateve të autopsisë ndërsa familjarët kanë njoftuar se ceremonia mortore do të mbahet të mërkurën në orën 14:00.

Ne foto: I ati i Blerta Pepes, adoleshentes qe vdiq pas operacionit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here