Meta me delegacionin e OSBE: Nevojitet pjekuri e vullnet për kompromis politik

0
188

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti një delegacion të Asamblesë Parlamentare të OSBE që përbehej prej Roberto Battelli, Zv. President i AP OSBE, Andreas Nothelle, Përfaqësues i Veçantë i AP OSBE dhe Bernd Borchardt, Ambasador i OSBE në Tiranë.

 

 

Gjatë fjalës së tij Meta shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm me Asamblenë Parlamentare të OSBE. “OSBE rol të rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe përmirësimin e standardeve të zgjedhjeve në Shqipëri”, tha Meta.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij Battelli theksoi se OSBE është e gatshme të ndihmojë në lehtësimin e dialogut. “Progresi demokratik i Shqipërisë i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon”, theksoi ai.
Sakaq, kreu i Kuvendit, tha se Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të përgjegjshme mes palëve.

“Zgjidhja të bazohet në gjithëpërfshirje dhe dialog konstruktiv politik. Askush nuk duhet të luajë me fatin e qytetarëve shqiptarë. Sot më shumë se kurrë nevojitet pjekuri, përgjegjshmëri kombëtare dhe vullnet për të gjetur kompromisin e munguar. Kompromisi në interes të zgjedhjeve të lira e të ndershme”, pohoi Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here