LIVE/ Ndryshojnë shifrat në Vlorë, Ekuban kalon Partizanin në avantazh

0

Është duke u luajtur në stadiumin “Flamurtari” supersfida e javës së 34-t mes Flamurtarit dhe Partizanit. Kuqezinjtë e trajnerit Duro do të kërkojnë tre pikët ë mbijetesës duke parë se dhe rivali i tyre Laçi nuk ka falur ndaj Vllaznisë. Tashmë, një garë mjaft e ashpër për vlonjatët në fundin e tabelës.

partizani-flamurtari

Nga ana tjetër Partizanin i Starovës vjen në ketë takim pas dy barazimeve ne shtëpi duke kërkuar fitoren që do ti mbante gjallë deri në fund shpresat për fitimin e titullit kampion.

ndeshja vl

MINUTE PAS MINUTE

34’ Një aksion nga e majta, Trashi kroson në zone, mbrojtësit vlonjatë kërkojnë pozicion jashtë loje por për gjyqtarin Zirin gjithçka e rregullt. Ekuban nuk fal duke gjuajtur me të djathte dhe duke dërguar topin ne rrjete. Udhëheq Partizani 0-1

27′ Qarkullim topin në mesin e fushës, asnjë rrezik në portat kundështare në keto minuta.

25’ Torasa kroson bukur për Trashin, por Trashi del bosh duke mos arritur ta devijojë topin.

23’ Lojë e barabartë, me sulme nga të dyja portat.

18′ Partizani ka më shumë iniciativë në këto minuta. Gjuajtja e Lorenc Trashit përfundon jashtë kuadratit.

16′ Fejzullahu kroson bukur, godet Malota me kokë, por grushton portieri Halili, Partizani shumë pranë golit të avantazhit

14′ Lojë mjaftë e fortë me sulme dhe kundërsulme nga të dyja skuadrat.

8′ Flamurtari ka një rast ideal, Shkodra jep një top mjaft të bukur për Bushiç duke e nxjerrë të vetëm përballë Hoxhës, por ky i fundit bën një super ndërhyrje duke mos i lënë hapësira Bushiçit të gjuajë.

5′ Jakovljeviç hedh një kros të bukur për Bushiç por del portieri Hoxha duke mos i lënë asnjë shans sulmuesit.

3′ Partizani është më kërkues në këto minuta të para.Trashi provon nga goditja e dënimit, por topi përplaset në murin mbrojtës.

1′ Ka nisur takimi, Flamurtari shkelmon topin nga qendra.

Flamurtari – Partizani 0-1

Shënues: Ekuban

Flamurtari: Halilaj, Jakovljeviç, Mauricio, Veliu, Rniç, Shkodra, Telushi, Hyseni, Shehaj, Alvesh, Bushiç

Trajner: Shpëtim Duro

Partizani: Hoxha, Fejzullahi, Malota, Atanda, Kalari, Vila, Ramadani, Cetkoviç, Torasa, Trashi, Ekuban

Trajner: Sulejman Starova

Gjyqtarë: Blerim Ziri, Rejdi Avdo, Ridiger Cokaj, Endrit Veseli

 

Lini nje pergjigje