Ish-ministri i LSI Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj krahasimeve të pavend të eksponentëve të PS dhe të vet Kryeministrit Edi Rama që e cilëson veten si pasues të heroit kombëtar Skënderbeu.
Në një status në Facebook, Manjani shkruan se këto diskutime janë idiotësi të eksponentëve socialistë për të bërë propagandë.
Sipas Manjanit, këto janë gjëra tërësisht të pakrahasueshme, të cilën ai e quan “Skënderbythjen e ditës”.
Statusi në Facebook i Ylli Manjanit:
Skënderbeu apo…
————
E fundit gjë që më shkon ndërmend është të quaj Edi Ramën Skenderbe! Biles për ballancë të argumentit, jo vetëm Edi Ramën po asnjë nga udhëheqësit e 500 viteve të fundit përfshi dhe këto të sotmit!
Vënia në sistem krahasimi e udhëheqësve të sotëm me Skënderbeun është sigurisht idotësi! Vënia nën shënjen e barazimit është poshtërsi, po e ligë fare!
Skënderbeu u bë heroi i kombit sepse i iku “Erdoganit” të kohës! Udhëheqja jonë falet te Erdogani i sotëm, jo për interes të kombit po për interes të karriges! Palo Skënderbellarë!
Guxojnë të krahasohen me strategun më të sukseshem të luftës që historia jonë njeh. Kulmi! Shkatërrimtarët e shtetit e të ushtrisë! E imagjinon dot njeri ushtrinë e Skënderbeut duke mbledhë plehra?!
Skënderbeu megjithëse në gjendje lufte bëri disa ligje civile të mira madje! Skënderbellarët e sotëm i bëjnë ligjet civile të ngjajnë si ligje lufte. Kush mund ta imagjinojë Skenderbeun duke masakruar Kushtetutën e vendit siç bëjnë këto të sotmit?!
Ups..! Ja edhe unë rashë në rutinë! Fillova të bëj krahasim me të pa krahasueshmit! Ky është efekti i propagandës.
Prandaj, kujdes! Të gjithë biem viktimë e propagandës! Merremi me temën që imponon “Skënderbeu” i ditës….
Skënderbythja e ditës thuaj!!!
rama si skenderbeu si mu.i me mjalten.
Skëndërbythja në krye të skërbythjeve. Duhet një komision mjekësh psikiatër të studiojnë fenomenin Edvin dhe të përcaktojnë tipin e patentës dhe të kurës. O Zot, shpëtoje Shqipërinë (me gjithë Shkodër).