Përtej së dukshmes/ Protesta e forcës pa akte force, Bregu në versionin rilindas dhe loja e skuthur me pjesëmarrësit

0
300

Ndryshe nga çfarë ishte trumbetuar këto ditë dhe ndoshta pritur me jo pak entuziazëm nga qeveria dhe vecanërisht kryeministri Rama, nuk ndodhi. Protesta e opozitës me dhjetëra mijëra pjesëmarrës në shesh nisi dhe përfundoi pa asnjë incident të vetëm, duke shmangur të gjitha “skenarët e dhunës” së përfolur këto kohë në ato që mund të cilësohen si media oborrtare. Vetë mesazhi i dhënë nga kryedemokrati, i cili marshimin e tij nga selia drejt sheshit përballë kryeministrisë e ndërmori me familjen e tij ishte një tjetër sinjal se dje mundësia e ndonjë akti dhune ishte “mission imposible”. Madje në rast se vërehet me kujdes video e shpërndarë  nga vetë Basha në rrjetin social “Facebook” e kohës së marshimit të tij nga selia drejt podiumit ku mbajti fjalën , vihet re se në disa raste lideri i opozitës i tërhoqi vëmendjen bodiguarvë të tij që të tregoheshin të kujdesshëm me njerëzit që tentonit të rrokin duart me kryedemokratin.

 

Edhe në fjalimin e Bashës, përveç retorikës së ashpër për kundërshtarin politik, u vu re mesazhi për t’i orinetuar pjesëmarrësit në protestë drejt një përfundimi paqësor të tubimit, duke vënë theksin tek mesazhi: “shkoni të qetë në shtpitë tuaja dhe shpërndani fjalën se…” .  Me pak fjalë protesta e djeshme e opozitës ishte një tregim force pa akte force. Opozita vërtetoi se për kauzën e saj për zgjedhje të lira e të ndershme ka një mbështetje të konsiderueshme në popull, mbështetje e cila ndoshta nuk mund të sigurojë arritjen totale të kërkesave opozitare,  por më së paku nuk do mundësojë kushtet normale të zgjedhjeve me standarde.

 

 

Po ashtu në protestën e djeshme nuk munguan as ata që cilësohen si grupi kritik ndaj vendimmarjeve të lidershipit të PD-së, me në krye deputeten Majlinda Bregu. Kjo e fundit ishte vendosur në zonën ngjitur me hyrjen e Gjykatës Kushtetuese, përballë dy kullave, duke gjetur një hije jo pak të rehatshme dhe larg diellit që përvëlonte sheshin qendror. Pranë Bregut erdhën me rradhë deputetët Igli Cara,  Genc Ruli dhe Astrit Patozi, ku ky i fundit u largua pak pas nisjes së fjalës së kryedemokratit. Nuk mungoi mes këtij grupimi përshëndetja që erdhi nga ish-deputetja demorkate Rajmonda Bulku, e cila pasi zhvilloi një bisedë të shkurtër u largua nga zona e “grupit kritik”. Majlinda Bregu qëndroi në shesh deri në pëfundim të tubimit, ku për të vërtetuar praninë e saj për të gjithë  “dyshuesit”, nuk nguroi të kërkonte foto nga një prej fotografëve të shumtë që ishin atashuar për të ndjekur protestën opozitare. Por e gjithë kjo “sakrificë” e deputetes kritike shkoi dëm në fund, pasi deklarata e dhënë prej saj në rrjetin social “facebook”  shkoi përtej ccdo lloj arsyetimi të “zërit ndryshe”. “Boshllëqet e bulevardit sot, janë një mesazh i qartë për të gjithë ata që duan të shohin e të dëgjojnë me sytë e veshët e demokratëve që sot janë më shumë se kurrë vetëm.  PD nuk mund të simulojë revoltën që nuk e udhëheq dot,sepse Republika Imagjinare në një luftë imagjinare me një maxhorancë që është reale dhe e rrezikshme, nuk funksionon. PD nuk mund të flasë me vete dhe të jetojë e mbyllur në një çadër ku vetë flet e vetë dëgjon!”- deklaronte Bregu. Tek i dëgjon këto fraza nuk mund ta mendosh se ato vijnë nga një deputete demokrate. Sado kritike dhe madje kundërshtare të jesh me liderin e partisë, të bardhës nuk mund t’i thuash e zezë apo më keq nuk mund të luash lojën që dje vetëm mazhoranca qeverisëse e luajit me aq zell. Te flasësh për boshatisje të bulevardit kur më e pakta turma e njerëzve, edhe pse me hapësira, niste nga çadra e vebndosur përballë zyrës së Ramës e përfundonte deri tek sheshi Skënderbej do të thotë se këtu nuk kemi të bëjmë më me kritikë konstruktive. Për të marrë një shembull mjafton të përmendim ish-kryeparlamentaren Topalli, e cila dallohet si një nga kritiket e forta të disa prej vendimmarrjeve të Bashës. Por asnjëherë prej saj, madje edhe dje në qëndrimet që bëri publike në media për protestën, nuk u fol me “gjuhën e mazhorancës”. Topalli ka mbrojtur me forcë qëndrimet e saj prej vitesh për një opozitë më agresive, por asnjëherë nuk ka përcjellë frymën e sulmit dashakeqas apo të kritikës me valë të njejtë me mazhorancën qeverisëse. Ndryshe nga Topalli, Bregu ka shkuar përtej kritikës konstruktive, madje është dukur sikur i ka shijuar dhe përdorur si argument kundër lidershipit qëndrimet e palës kundërshtare.

 

Në fund vlen një analizë e shkurtër edhe sa i përket debatit të përhershëm për pjesëmarrësit në protestë. Realisht shifrat paraprake për rreth 600 mijë pjesëmarrës ishin të hiperbolizuara, kjo edhe në saj të fjalorit të entuziazmuar të momentit. Por të thuash nga ana tjetër se sheshi ishte boshatisur, siç theksoi edhe kryeministri, është asgjë më shumë se sa “fake news”. Ndonëse hapësirat midis qytetarëve të vendosur në gjatësinë e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” këtë herë ishin pak më të mëdha se herët pasuese, vlen për tu theksuar fakti se rreshti i protestuesve niste që nga sheshi “Skënderbej” e mbyllej tek “ Çadra e Lirisë”. Një masë e tillë e shtrirë në këtë gjatësi nuk ishte parë kurrë në këtë bulevard, ku më së paku numri i llogaritur i kalon pjesëmarrësit e protestës së 18 shkurtit. Vetëm nga strukturat e PD-së morën pje4së në protestë rreth 70 mijë veta, ku po të shtojmë këtu edhe masën qytetare të bashkuar ndaj opozitës , shifra del shumë herë më tepër. Madje duhet theksuar se në protestën më të mirë të socialistëve në opozitë shtrirja nuk shkoi më shumë se sa tek ura e dytë ndarëse e bulevardit “Zhan D’ark”, duke mos arritur as ish-Hotel Dajtin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here