Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurjan të Roskovecit, ku një 19-vjeçar është mbytur në liqen.
Policia e Fierit njofton se 19-vjeçari me iniciale S.Sh hyri për t’u larë në liqenin e Kurjanit por fatkeqësisht u mbyt.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje.