Ndryshimet ligjore për sakatimin e arsimit, suksesi i padiskutueshëm i MAS në katër vjet

0

 

Loading...

Dr. Ndriçim Mehmeti

 

Në fund të mandatit qeverisës, gjithsekush ka të drejtë të bëj pyetjen, se cilat qenë arritjet dhe dështimet e qeverisë, këtij apo atij institucioni. Natyrisht që çdo kush ka këndvështrimin e  tij në analizën që bën, argumente pro dhe kundër. Si edhe në vendet e tjera edhe në vendin tonë opinioni është i interesuat mbi arritjet në ekonomi, arsim dhe padyshim shërbimi dhe kujdesi shëndetësor. Pavarësisht renditjes e problematikave që kalon një vend, në themel të zhvillimit të tij, qëndron arsimi.  Prandaj edhe  pyetja më e natyrshme do të ishte se cilat janë arritjet në arsim?

Ndryshimet ligjore për sakatimin e arsimit, janë padyshim arritjet më të mëdha të MAS

Në mungesë të arritjeve pa asnjë dyshim që bilanc quhen edhe dështimet, kthimi mbrapa apo ngecja ën vend. Ne po analizojmë një nga aspektet më të rëndësishme që shtori rrugën pa kthim të dështimit në arsim, ndërhyrjet krejt të gabuar në legjislacionin arsimor.

Le të falim për ndryshimet në ligjin e arsimit parauniversitar. Për të qenë më konkret, marrim pozitën që gëzon mësuesi sot dhe shtrojmë disa pyetje për të kuptuar se ku ishim ku jemi dhe ku po shkojmë. Mësuesi nuk kishte dhe nuk një status të caktuar në legjislacionin tonë. I vetmi dokument që përcaktonte pozitën e tij ligjore ën raport me shtetin ishte Kontrata Kolektive e Punës dhe ligji. Ligji 69/2012 dhe udhëzimet e tij janë për zgjedhjen e mësuesit, kualifikimin e tij, etj, janë ndryshuar disa herë me qëllimin e vetëm, që mësuesit të jenë sa më të varur prej politikës. U shpik një model tërësisht shqiptar i quajtur Portali, që futu tërësisht në kaos emërimet e mësuesve dhe i dha një shtysë të madhe zgjerimit të korrupsionit, me prapaskene afera morale, materiale deh partiake. Mësuesit prej 2013 e deri më tani nuk kanë marrë asnjë shpërblim.

Ndërkaq pagat e tyre u rritën vetëm 5-6%, në krahasim me premtimin e bërë për 10%, ndërsa një pjese të konsiderueshme, ju ul paga nga 7-10%. Edhe pse u hartuan  dy VKM, asnjëra prej tyre nuk arriti të realizojë premtimin e bërë për pagat. Nëse shkojmë më para në kohë, në prill të vitit 2014, MAS ndërmori nismën për të ndryshuar ligjin 69/2012, në tri pika, por që dy ishin thelbësore: Neni 47 për tekstet shkollore dhe Neni 60 “Pranimi dhe largimi nga puna i mësuesit”. Në rastin e parë ndryshimi u kërkua thjesht për të fituar sa më shumë nga tregu i majmë i tekstit. U shpikën lloj-lloj arsyesh, për të krijuar një tekst unik. Kur nuk ja mbërritën qëllimit, ua ra dakord të kufizohej në tre alternativa dhe aktualisht është kthyer në tekst unik me fitime të pakrahasueshme. Ndërsa ndryshimi i Nenit 60, u bë për të përligjur reprezaljet ndaj mësuesve, përligjur Portalin dje për të forcuar ndikimin politik mbi shkollën. Me ndryshimet ligjore mësuesit u bënë vegël në duart e drejtorëve, që ishin komanduar politikisht prej tetorit 2013 e në vazhdim. Mjafton të citohet pika 3 këtij ndryshimi: “Drejtori i institucionit arsimor publik fillon procedurën e largimit të mësuesit edhe me kërkesë të prindërve dhe vendos largimin pasi konsultohet me përfaqësues të prindërve të institucionit arsimor, sipas procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministri”. Pra punëdhënësi është drejtori. Institucionet si Komisioni i Etikës, Sindikata, në këtë rast e kanë vlerën zero. Një ndryshim ligjor, që u lëvdua me të madhe prej qeverisë e u shoqërua nga “lotët patriotike” të ministres së arsimit, se do të bënte dy shtete Shqipëri-Kosovë një komb, ishte ai i ndryshimit të kohëzgjatjes së ciklit fillor nga 6 në 5 klasë. Se cili ishte rezultati dhe sa u arrtit të jemi me programe të përbashkëta mes nesh e Kosovës ende nuk e di askush.

Një tjetër ndryshim spektakolar ishte ai për kualifikimin e mësuesve. Nga 3 kredite që ishte përcaktuar, në korrik të vitit 2014, ministrja-mësuese vendosi se duheshin 6 kredite, e më pas kur mësuesit i kishin blerë kreditet, në shkurt të vitit 2015 ministrja Nikolla, nxori dy udhëzime, duke reduktuar në mënyrë drastike, kreditet minimale që duhet të kishte mësuesi nga 6 në një kredit. Këtë vit mësuesit u përfundon kontrata kolektive e punës. Dje gjejeni se kur. Më 31 maj 2017. Kjo është hera e parë që Ministria e Arsimit lidh një kontratë me sindikata për një kohëzgjatje më pak se 4 vjet. Pas pak ditësh mësuesit janë pa mburojën e tyre ligjore dhe shumë më të kërcënuar për largimin nga puna

Po ndryshimet në arsimin e lartë çfarë sollën?

Reforma e arsimit të lartë, e cila, na u servir si një nga arritjet më të mëdha jo vetëm në vendin tonë por në të gjithë kontinentin, ka hyrë në një rrugë pa krye. Edhe pse trupa akademike foli e foli për kohë të tëra, Ministria e Arsimit dhe Kryeministri, kishin folur nga ana tjetër me ata që ata i quanin, a i përzgjidhnin si akademikë dhe ligji pa kaloi pa shumë zhurmë. Ndryshimet ligjore në arsimin e lartë u deklaruan se do të sillnin më shumë liri akademike, pranime më cilësore dhe më një procedurë më transparent, rritje rroge për pedagogët, financime të mëdha etj. Çfarë ndodhi në realitet? Liria akademike u uzurpua nga bordet me shumicë nga MAS në IAL publike, pranimet e studentëve, kaluan përmes nën procesi kaotik, të pakontrolluar e jo transparent, rroga e pedagogëve, u rrit në nivele qesharake dhe financimet për kërkimin shkencor janë në shifra të papërfillshme. Prej miratimit të ligjit e deri më sot ligji i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, nuk është bërë funksional për një shkaka të thjeshtë e banal: Mungojnë aktet nënligjore, një detyrim i pa përmbushur i MAS. Përfundimi? Arsimi i lartë aktualisht është në gjendje agonie dhe nuk dihet si do të dali nga kjo situatë.

Arsimi profesional

Ndryshimet në ligjin e arsimit profesional, shkaktuan dëme edhe më të mëdha se në rastin e  dy të parave. Arsimi profesional ju shkëput Ministrisë së Arsimit, si askund në Evropë dhe ju dha nën përgjegjësi, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Prej vitit 2014, e deri tani MMSR, është marrë më shumë me arnim dhe hartim ligji (2014 amendimet e ligjit të arsimit profesional dhe 2017 miratimi i ligjit të ri) sesa me ndonjë punë thelbësore. Largimi i arsimit profesional, nga MAS shtron një seri pikëpyetjesh: Kush është autoriteti që do të japi diplomat për shkollat e  mesme profesionale? Kush do t’i hartojë dhe miratojë kurrikulat e shkollës profesionale? Cili është autoriteti që do të merret me tekste shkollore të arsimit profesional? Si do të operohet me trajnimin dhe zhvillimin profesional të mësuesve? Natyrisht që të gjitha këto nuk kanë asnjë rëndësi për qevrinë dhe shumë më pak rëndësi për MMSR. Arsimi në tërësinë e vet, për shumë pak vite kaloi nga procesi i rinimit në shkatërrim dhe tani është në prag të vdekjes klinike. Vështirë se edhe për këtë duhet të lutemi. Zoti nuk ndihmon ata që nuk përpiqen për veten e tyre.

 

 

 

Loading...

Lini nje pergjigje