Një makinë është gjetur e djegur në fshatin Prellë të Matit, rreth mesditës së sotme.
Disa banorë të zonës kanë deklaruar se kanë parë disa persona që digjnin qëllimisht makinën.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motive e ngjarjes, si dhe autorët që i kanë vendosur flakën makinës.
Po punohet për të identifikuar pronarin e mjetit si dhe nëse është përdorur për ndonjë krim të mundshëm.