I dha fund jetës pas konfliktit me bashkëshorten, familjarët e viktimës hedhin poshtë versionin e policisë

0
165

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një 47-vjeçar i identifikuar si Arsen Dauti u vetëvar në banesën e tij në fshatin Gjashtë, policia lëshoi një komunikatë ku si shkak i vetëvarjes sipas policisë ishte bërë një grindje bashkëshortore.

 

 

Menjëherë pas kësaj familjarët që ende ishin të shokuar nga ngjarja, shokohen akoma më shumë nga komunika e policisë. Familjarët dhe të afërmit e familjes ku ka ndodhur fatkeqësia hedhin poshtë pretendimet e policisë se shkak i vetëvarjes ishte grindja bashkëshortore, njofton Sarandaweb.

Ata shprehen se 47-vjecari kishte kohë që vuante nga depresioni dhe se në momentin e fatkeqësisë bashkëshortja nuk ndodhej në shtëpi, por ishte në punë.

Njoftimi i policise:
Rreth orës 09:50, në fshatin Gjashtë të Sarandës dyshohet se është vetëvarur shtetasi A.D., rreth 47 vjeç.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në banesën e tij, ku shtetasi A.D, është gjetur i vetëvarur me kabull elektrik nga familjarët e tij dhe pasi është nisur drejt Spitalit të Sarandës për ndihmën e parë ka ndërruar jetë rrugës për atje.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten për motive të dobëta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here