Basha i vendosur: Nëse s’ka dialog politik marrim në dorë fatin e qytetarëve me të gjitha mënyrat

1
194

Krydemokrati Luzlim Basha ka thënë se kauza e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk do të ndalet. Duke folur nga çadra, Basha tha se nëse ‘Republika e Vjetër’ nuk tërhiqet nga plani ogurzi për zgjedhje fasadë dhe nëse nuk pranon dialog politik atëherë ‘Republika e Re’ do marrë në dorë në të gjitha format dhe mënyrat fatet e qytetarëve.

 

 

“Nuk do ketë më zgjedhje pa popullin dhe pa opozitën. Zgjedhje moniste. Republika e Re e cila do zëvendësojë të vjetrën që po nuk kërkon tranzicionin e butë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që mund të realizohet përmes votimit elektronik. Republika e Re e ka nisur rrugën e saj dhe nuk do ketë hap prapa. Nëse Republika e vjetër e vesit nuk tërhiqet nga plani ogurzi për zgjedhje fasadë dhe për të zgjedhur parlament me diktimin e drogës, për tu angazhuar me një proces fasadë monist, nëse nuk pranojnë dialog politik, atëherë Republika e Re do marrë në dorë në të gjitha format dhe mënyrat fatet e qytetarëve, kushtetutën e re dhe së bashku paqësisht do përmbysim Republikën e Vjetër. Me popullin nuk mund të luhet më. Zgjidhjet para nesh janë të qarta. Ndaj të jemi të qartë për rrugën që na pret. Ajo që nisëm dje nuk do të ndalet”- tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Ky karabushi
    Si leader I opozites e kupton qe leshon mufka
    Kam idene se nuk eshte I afte te beje ndonje pune
    Te pakten Berisha ish profesionist si kardiolog

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here