“Baba nuk është ai që të lind, por ai që të rrit”, 45-vjecarja i shpreh njerkut dashurinë (Foto)

0
179

Një tjetër histori emocionuese është trajtuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea. Këtë herë një grua me emrin Shkozeta 45 vjeç, e cila jeton në Greqi ka ftuar njerkun e saj, Islamin, për t’i treguar dashurinë që ka për të dhe për ta falenderuar për gjithçka që ka bërë. Shkozeta rrëfen se e ëma e saj është martuar dy herë. Martesa e parë u bë me këmbim dhe meqënëse nuk shkoi mirë njëri çift, u detyrua të ndahej dhe çifti tjetër, që ishte e ëma e saj, Shaniko.

 

 

Nga kjo martesë erdhën në jetë motra e Shkozetës dhe ajo, por kur u ndanë motra e saj qëndroi me të atin, ndërsa Shkozeta 1 muajshe me të ëmën. Pas 2 muajsh, Shaniko u martua sërish dhe Shkozeta u rrit nga njerku i saj, i cili kishte dalë po ashtu nga një martesë tjetër.

Ajo është rritur me mendimin se Islami ishte i ati i saj, por kur ishte në klasë të tretë i ati biologjik shkoi ta takonte dhe lloi të dyshonte. Në moshën 12 vjeçare ajo mori vesh të vërtetën dhe u takua me motrën e saj. Islami kërkoi që Shkozeta të martohej me djalin e vëllait të tij dhe kështu ndodhi, ata u martuan. Por pas disa kohësh nisën problemet dhe mosmarrëveshjet mes tyre, ndaj vendosën të ndaheshin edhe pse Shkozeta ishte shtatëzënë prej 2 muajsh. Historia përsëritet, Shkozeta përjeton të njëjtën situatë si Shaniko.

Islami – Po ti ku e mësove, mirë unë që jam pensionist… Ata luajnë dhe bisedojnë rreth jetës së tij dhe kur shfaqet Shkozeta në ekranin e murit ndarës, ai shfaq gëzim.
Shkozeta – Babi, unë kam ardhur këtu për të bërë publike dashurinë që kam për ty. Bashkë me fëmijët e mi, je dashuria e jetës sonë! Nga fryma dhe fjala jote ne marrim jetë…
Islami – Faleminderit që e plotësove me gjithë kolektivin këtu. Gëzohem edhe unë që kam ardhur sot këtu… Mos qaj tani. Të gjithë të mirat, që u përpoqa me djersë, t’i kesh hallall! Nga ty s’e prisja, e prisja nga shokët që kam pirë kafe jashtë.
Arditi – Shkozeta do që të të marrë në Greqi.
Islami – Jo, jo! Greqi e kam këtu. Ajo të jetojë mirë për veten e saj, unë shikoj hesapin tim.
Arditi – Por ajo thotë nësë nuk shkon ti, do kthehet ajo nga Greqia.
Islami – Të kthehet edhe… Si të dojë të bëjë. Është e lirë të shkojë ku të dojë.
Shkozeta – Unë për atë bëj gjithçka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here