Reagon pas protestës kreu u PD, Basha: Ju e keni vrarë frikën. Vetëm zgjedhje të lira e të ndershme!

0
170

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është përcjellë nga një numër i madh protestuesish nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në selinë e PD-së, së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe me kryetarin e PR-së, Fatmir Mediun, që e shoqëronin.

Por, Basha është detyruar të ndalet edhe njëherë në krye të shkallëve, për t’iu drejtuar një fjalë përshëndetjeje qindra qytetarëve që mbushnin oborrin e Partisë Demokratike dhe nuk largoheshin aty, të entuziazmuar, duke u deklaruar se ata ishin  “në shtëpinë e tyre”.

“Me përkushtimin tuaj e keni vrarë frikën, – tha Basha. –  Shqipëria sot merr frymë me shpresë besim e vendlsmëri sepse kurajo juaj qëndresa suaj është e mposhti të keqen

Kjo është shtëpia e demokratëve. Kjo është shtëpia e lirisë e çdo shqiptari që ndihet apo do të jetë i lirë. Nga kjo shtëpi kemi bërë qëndresën tonë politike dhe parlamentare dhe shumëplanëshe.

Nga kjo shtëpi nisëm lëvizjen më të madhe popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme që uu shndërrua në bashkimin më të madh qytetar për republikën e re.

Tani e gjithë Shqiëëria është shtëpia jonë e lirisë! Dhe republika e re e vetmja e vërtetë që njohim ligjërisht!

Arritët ta mposhtit frikën! T’i tregonit botës mbarë të vërtetat e frikshme të bandës kriminale. E dini ju dhe bota mbarë e di se zgjedhje të lira dhe të ndershme do të ketë vetëm në një qeveri teknike!

Opozita e shpalli por ju e kthyet në një imazh qytetar!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here