Protesta e PD, nesër Tirana në “shtetrrethim”, angazhohen 1500 policë, në gatishmëri RENEA e FNSH

0
193

Pavarësisht se nuk ka një kërkesë me shkrim nga Partia Demokratike për protestën e 13 majit, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për të siguruar mbarëvajtjen e saj, raporton BalkanËeb. Sipas planit të hartuar nga Policia e Shtetit dhe ajo e Tiranës për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë protestës do të angazhohen rreth 1500 efektivë nga komisariatet e Tiranës, njësia Shqiponja, Forcat Operacionale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Një rëndësi të veçantë policia do t’i kushtojë ruajtjes së institucioneve të rëndësisë së veçantë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Siç është bërë tashmë traditë pjesë e kordonit të parë përballë kryeministrisë do të jenë edhe efektivet femra, raporton BalkanWeb.

Për të marrë informacion për ndonjë veprim të mundshëm dhune, apo për të identifikuar persona që do të kryejnë akte vandalizmi, policia do të infiltrojë brenda protestës agjentë civilë të cilët do të fotografojnë protestuesit, raporton BalkanWeb.

Po ashtu në tarracat e Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit do të ketë efektivë policie të cilët do të monitorojnë nga sipër çdo veprim. Pas Kryeministrisë dhe te Sheshi “Italia” do të stacionohen autoambulanca dhe zjarrfikëse, të cilat do të qëndrojnë në gatishmëri.
Policia do të bllokojë trafikun dhe do të ndalojë parkimin e mjeteve në rrugët ndërlidhëse me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Një pjesë e policëve rrugorë do të jenë në akset paralele për të menaxhuar trafikun e rënduar që do të shkaktohet nga ky bllokim.

Po ashtu policia Rrugore nuk do të lejojë të futen në kryeqytet autobusët me protestues të cilët pritet që të vijnë nga rrethet, bën me dije BalkanWeb. Nga ana perëndimore autobusët do të lejohen të qarkullojnë deri tek pallati i sportit “Asllan Rusi”, më pas do të parkohen tek Sheshi Shqiponja, ndërsa nga ana lindore, autobusët do të lejohen të qarkullojnë deri tek Fakulteti Ekonomik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here