Protesta e PD/ Zbulohen denoncimet nga brenda: “Ka panik në qeveri”

0
375

Protesta e paralajmëruar e opozitës ditën e shtunë ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit, e cila përpos masave që ka marrë për mbarëvajtjen e protestës, ka filluar operacionin për mos lejimin e qytetarëve të tjerë për të udhëtuar drejt Tiranës.

Një oficer policie ka denoncuar masat ekstreme të policisë të cilët kanë nisur aksionin ‘Bolla e zezë’, pasi janë informuar se në protestë do të marrin pjesë mbi 500 mijë njerëz.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

‘Qeveria mbush poturet!

Rama ikën nga Tirana!

Xhafa dhe ministrat e tjerë pastrojnë tunelet sekrete të ministrive për arratisje, policia me postblloqe përpiqet të ndaloje vërshimin e uraganit popullor drejt Tiranës!

Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhital. sb

“Z.Berisha, jam oficer policie po ju njoftoj për panikun e madhe që ka mbërthyer qeverinë në prag te protestës. Policia e shtetit ka filluar operacionin”Bolla e Zezë”. Kanë marrë një furgon me letra,medemek të zbulojmë elementet kriminal që do të marrin pjesë në protestë!!! Jo për gjë, po këta armikun e klasës e sajojnë sa hap e mbyll sytë. Gjithashtu janë tmerruar i kanë mbushur brekët pa filluar protesta, këta parashikojnë mbi gjysmë milioni njerëz, vetë Xhafa dhe Çako po kontrollojnë të gjitha daljet e fshehta, tunelet e ministrive nga do t’ja mbathin, se këta janë me dy fytyra ndryshe thonë dhe ndryshe veprojnë, s’kanë turp ju ka plasur cipa.”, shkruan ish-kryeministri në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here