Premtime elektorale të dala boje nuk e ngrenë ekonominë shqiptare

0

 

–   A përfshihet në llogaritjet e fryra të ecurisë së ekonomisë edhe ekonomia e hashashit? Këtë e di shumë mirë Edi Rama dhe sejmeni i tij ministror Arben Ahmetaj, që mburren me rritje të padëgjuara ekonomike, kur baza nuk ekziston për suksese të tilla…

 

Ervin Kaduku

 

Ditët e fundit, siç e do tradita më e mirë e politikës shqiptare, Partia Socialiste ka shpalosur përmes ministrit të Financave objektiva tejët të fryra të programit ekonomik për katër vitet e ardhshme, nëse rimandatohet. Tre ishin zotimet më të rëndësishme, që prekin drejtëpërdrejtë qytetarët:

1-Hapja e 220 mijë vendeve të reja pune

2-Rritje e pagës në shtet me 40%

3-Rritje e të ardhurave të disponueshme për qytetarët me 25%

 

Sa janë të realizueshme këto premtime?

 

1-Rritja e punësimit

Statistikat e punësimit në Shqipëri deformohen nga “të punësuarit në bujqësi”. I vetmi tregues që vlen për të parë ecurinë e punësimit është ai i “Të punësuarve në sektorin privat jo-bujqësor”. Më poshtë jepet shtesa e vendeve të punës për këtë grup në 12 vitet e fundit:

Berisha (2006-2009) 22.3 mijë vetë

Berisha (2010-2013) 53.5 mijë vetë

Rama (2014-2016) 121.7 mijë vetë

Përfundimi: Qeveria po premton që nëse konfirmohet në një mandat të dytë do të hapë dy herë më shumë vende pune se në mandatin e parë. (Një pjesë e rritjes së punësimit në 3 vitet e fundit ka ardhur nga formalizimi. Shifra mund të jetë mbi 60 mijë, që do të thotë se shtesa neto e vendeve të punës në 3 vitet e fundit është rreth 60 mijë vetë). Një premtim krejtësisht elektoral-mashtrues.

 

2-Rritja e pagave

Rritja e pagave në shtet me 40% është premtimi më lehtësisht i realizueshëm. Kjo kërkon që në katër vitet e ardhshme, qeveria të rrisë pagat mesatarisht me 8.7 për qind çdo vit, (pjesa tjetër vjen nga efekti i rritjes së bazës). Më poshtë është rritja e pagave në 12 vitet e shkuara.

Berisha (2006-2009) 52.2%

Berisha (2010-2013) 27.6%

Rama (2014-2016) 4.5% (nuk përfshihet rritja në mars të këtij viti që e çon në rreth 15%)

Përfundimi: Qeveria po premton të rrisë pagat me një ritëm dukshëm më të lartë nga mandati i parë, madje duke ju afruar mandatit të parë të Berishës.

 

3-Të ardhurat e disponueshme

Të ardhurat e disponueshme janë paratë që u mbeten në xhep qytetarëve, pasi kanë paguar taksat dhe sigurimet.

Rritja me 25% kërkon që në katër vitet e ardhshme, të ardhurat reale të qytetarëve të rriten me rreth 5.7 për qind në vit. Që kjo të ndodhë, duhet që rritja ekonomike të jetë minimalisht mbi 5.5 %, numri i popullsisë konstant dhe politika fiskale neutrale, pra jo rritje taksash. Më poshtë rritja ekonomike e 12 viteve e fundit:

Berisha (2006-2009) 5.7%

Berisha (2010-2013) 2.2%

Rama (2014-2016) 2.7% (me 2017 shkon në 3.1%)

Përfundimi: Qeveria po premton një rritje ekonomike mesatarisht dy herë më të lartë se sa në 8 vitet e fundit dhe të barabartë me mandatin e parë të Berishës, përpara krizës botërore.

Mashtrim elektoral sërish: jo vetë që kriza nuk ka përfunduar në Evropë dhe në botë, por Shqipëria është shumë më thellë se vendet e tjera në të.

 

Ekonomia e drogës

 

Në këtë kuadër, mbetet e vërteta e fshehur me kujdes nën rrogoz: rritja e premtuar ekonomike dhe e mirëqënies së familjeve bazohet nga ana e hartuesve të programeve ekonomike të qeverisë Rama totalisht mbi ekonominë e hashashit. Në këtë kuadër, nuk mund të shpëtonte pa u vënë re fakti që dje, edhe FMN iu përgjigj për herë të pare kësaj pyetjeje.

“Ne nuk kemi numra, por shumë vëzhgues bien dakord, që Shqipëria ka një ekonomi informale të madhe, e cila përbëhet nga disa aspekte. Një pjesë mund të jetë thjesht evazion tatimor, por sigurisht ashtu si në çdo vend tjetër ka edhe aktivitet të jashtëligjshëm dhe disa nga partnerët në komunitetin ndërkombëtar thonë se kjo është bërë më e theksuar. Unë nuk mund të them shumë për pjesën më të vërtetë të jashtëligjshme. Ne të gjithë i lexojme lajmet e gazetave rreth kanabisit, por ndoshta edhe aktiviteteve të tjera të jashtëligjshme, por ato nuk përfshihen në statistikat ekonomike dhe ne nuk mund t’i promovojmë ato”, shton Reinke.

Thjesht, FMN deklaron se informaliteti është kolosal, por Fondi vetë nuk është në gjendje të llogaritë se cila është në të pjesa e ardhur nga veprimtaria kriminale e narkomafias në pushtet. Por, duket se llogaritjet i di shumë mirë Edi Rama dhe sejmeni i tij ministror Arben Ahmetaj, që mburren me rritje të padëgjuara dhe, madje, një perspektivë edhe më të ndritur ekonomike, kur nuk ekziston asnjë lloj baze reale brenda kufijve të ligjshmërisë për suksese të tilla të pretenduara…

Lini nje pergjigje