Standard.al

Marina Vjollca shkëlqen me fustan nusërie (FOTO)

0

Sonte moderatorja Alketa Vejsiu është duke organizuar një sfilatë në biznesin e saj Class AV.

Veç të tjerash ajo që ra në sy ishte se prezantuesja simpatike e TCH, Marina Vjollca, u shfaq para 100 të ftuarave, e veshur me një fustan madhështor stil princeshe nga Rosa Clara.

Publiku pret ta shohë Marinën nuse që prej kohës, pak kohë më parë u fol për për martesën e saj me reperin kosovar Getoar Selimi, por tashmë nuk janë vetëm zëra, ata kanë vendosur të martohen këtë vit dhe Class do jetë organizatori i eventit.

Për këtë arsye sfilata u mbyllë me Marinën, por fustani i zgjedhur është vetëm për këtë fashion show. Për dasmën e saj, do të ketë zgjedhje të tjera, që do zbulohen në kohën e tyre. Marina tha për Class, para sfilatës, që ndihej mirë dhe ideja e të sfiluarit i jepte vetëm ndjesi të bukura.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.