Kafe me qumësht? Lexojeni një herë studimin e fundit çfarë ndodh në trupin tuaj

0
425

Tradita e pirjes së përditshme të kafesë e përfshin edhe kafenë me qumësht, por a keni menduar ndonjëherë se a janë të dëmshme për organizmin dhe deri në ç’masë ushqimet që përmbajnë laktozë ose kafeinë?

Për ta gjetur këtë, megjithatë nevojitet të bëni hulumtime të caktuara të cilat do të kontribuojnë për një jetë të shëndetshme!

Intoleranca ndaj laktozës është paaftësia ose aftësia e reduktuar për ta tretur sheqerin e qumështit – laktozën. Laktoza me ndihmën e enzimës laktazës (enzima që e shpërbën laktozën) në traktin e tretjes shpërbëhet në pjesë përbërëse. Në qoftë se në organizëm mungon laktaza për procesin në fjalë, laktoza e shpërbërë arrin në zorrë të trashë ku prodhon acide dhe gazra.

Laktoza e patretur mund të shkaktojë një sërë simptomash dhe atë brenda 30 minutash deri në dy orë pas konsumimit të produkteve të qumështit. Simptomat mund të ndryshojnë nga të lehta deri në të rënda dhe përfshijnë simptoma si dhimbje të barkut, spazma, fryrje, vjellje, probleme me gazra dhe diarre, gjë që në mënyrë të konsiderueshme ndikon në cilësinë e jetesës së njeriut.

Shpeshtësia e predispozicionit gjenetik për intolerancën ndaj laktozës tek ne është madje 50 për qind. Nëse i keni simptomat e mësipërme pas konsumimit të qumështit ose produkteve të qumështit, gjithsesi do të duhej të bëni testin e intolerancës ndaj laktozës. Rezultatet e një testi të tillë mundësojnë që sa më parë të konsumohet ushqimi adekuat i cili do t’i zvogëlojë problemet e tretjes.

A jeni metabolizues “të shpejtë” apo “të ngadaltë” të kafeinës?

Kafeina është përbërësi kryesor aktiv në kafe, por ajo gjithashtu mund të gjendet në kakao, çaj, dhe komponentët si çokollata, lëngjet, pijet energjetike dhe disa medikamente.

Në qoftë se kafeina përdoret në sasi të vogla, ajo do t’ju zgjojë dhe sipas shumë studimeve do të veprojë pozitivisht në shëndet. Megjithatë, po e konsumuat kafeinën në sasi të mëdha, duhet ta dini se ajo mund ta ketë një efekt toksik. Disa njerëz janë metabolizues “të shpejtë” dhe disa “të ngadalshëm” të kafeinës.

Personat me gjenomin polimorfik CYP1A2 e kanë një metabolizëm të ngadaltë të kafeinës dhe si rezultat edhe rrezik nga sulmi në zemër. Nëse i përkisni këtij grupi të njerëzve, 2-3 filxhanë të kafesë mund ta rrisin rrezikun për tri herë, ndërsa këto rezultate janë regjistruar veçanërisht tek pacientët më të rinj se 59 vjeç.

Duke e përcaktuar kapacitetin trashëgues në metabolizmin e kafeinës, çdokush mund ta përshtatë sasinë e kafesë së konsumuar për tipin e vet dhe kështu të jetojë më shëndetshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here