Himarë, vetëvaret me litar një 35-vjeçar

0
185

Një 35-vjeçar i ka dhënë fund, duke u vetëvarur me litar afër një përroi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:50, në fshatin Tërbaç të Himarës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për shtetasin E.B,. Kanë qenë familjarët ata që kanë parë skenën e tmerrshme, ndërsa më pas kanë njoftuar policinë.

 

 

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimor ku ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur pranë banesës së këtij shtetasi.

Nga hetimet e kryera, bazuar edhe në deklarimet e familjarëve dyshohet se personi ka patur probleme psikologjike kohët e fundit. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here