Bukuroshja socialiste nis javën mbarë, miqve të saj ju ikën truri nga këto detaje

0
293

Fushata e Partisë Socialiste ka nisur prej kohësh dhe janë ngritur shtabet elektorale në çdo lagje e në çdo njësi. Ajo që na ka rënë në sy ne dhe jo vetëm, kanë qenë fotot e një prej të rejave të PS-së, e cila duket se e ka nisur javën mbarë në Njësinë Bashkiake Nr. 7.

Në fakt, njësia bashkiake është institucion shtetëror dhe që e ka për detyrim ligjor që në mur të mbajë të varur fotografinë e Presidentit të Republikës, jo të kryeministrit. Por këtë gjë vajza nuk e di dhe ka rënë brenda me këmbët e veta. Ose akoma ndoshta nuk ia ka marrë dorës me teknologjinë dhe nuk ka ditur të bëjë siç duhet Check in e të tregojë vendin ku është.

Ka edhe diçka tjetër që mund të jetë edhe më e rëndë. Ndoshta e reja nuk di të ndajë si institucion Njësinë Bashkiake nga selinë e Partisë Socialiste që ndodhet në atë njësi bashkiake.

Por nëse nuk e vutë re, detajet janë pafund. Bukuroshja e ka nisur javën mbarë me kafe, ujë dhe duhan në zyrë. A është informuar vajza e re se ekziston një ligj antiduhan që ndalon konsumin e duhanit në ambiente të mbyllura? Apo është akoma e njomë, do ta mësojë…?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here