Ben Blushi: Rilindja di të numërojë paratë jo votat

0
170

Ish deputeti socialist, tashmë kryetar i LIBRA-s, Ben Blushi, ka kërkuar që forca që ai përfaqëson të ketë numërues në zgjedhjet e 18 qershorit, pasi asnjë votë nuk është e sigurt nëse numërohet vetëm nga përfaqësuesit e mazhorancës, PD dhe LSi.

Me anë të një postimi në Facebook, Blushi ka ironizuar koalicionin qeveritar, duke theksuar se ata dinë të numërojnë vetë paratë dhe jo votat. Sipas tij në mungesë të opozitës në këto zgjedhje, LIBRA do të kërkojë numërues në zgjedhje, në mënyrë që të mbrojë votat e qytetarëve shqiptarë.

Ja postimi i plotë i Blushit:

“LIBRA MERITON TË NUMËROJË VOTAT KUNDËR

Nuk e di nëse PD do vijë në zgjedhje apo jo. Por nëse nuk vjen pyetja që lind është kjo: Kush do i numërojë votat kundër qeverisë? Vete Qeveria? Pra a ka kuptim që Edi Rama dhe Ilir Meta te numërojnë votat kundër tyre? Kjo s’ka asnjë kuptim dhe do bëj gjithçka që të mos ndodhë. Rilindja di të numërojë paratë por jo votat dhe ka ardhur koha të dorëzojë numëruesit tek opozita e re parlamentare. LIBRA do kërkojë zyrtarisht të jetë pjesë e administrimit zgjedhor”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here