Arrestohet në Vlorë kapo i drogës në Itali

0
309

Policia e Vlorës ka arrestuar një person në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian. Sipas të dhënave zyrtare është kapir shtetasi Ifran Ymeraj, 35 vjeç, banues në Vlorë.
Më datë 11.05.2017, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë të mundur kapjen e shumë kërkuarit Ifran Ymeraj në qytetin e Vlorës.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma (Itali) për kryerjen e veprës penale “Grup kriminal, në trafikimin e lëndëve narkotike për drogat” (2015).
Vepër penale për të cilën sipas Kodit Penal Italian ka maksimumin e dënimit deri në 20 vite burg. Kapja dhe arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here