Presidenti i Serbisë, letër urimi Metës: Shpresoj që marrëdhëniet do të jenë edhe më të mira në të ardhmen

0
111

Presidenti i Republikës së Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka uruar Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta me rastin e zgjedhjes në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Me anë të një telegrami, Nikoliç, shpreh besimin se marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi midis Republikës Serbe dhe Republikës së Shqipërisë do të jenë edhe më të mira në të ardhmen.

Më poshtë teksti i plotë i letrës:

Shkëlqesia Juaj,
Me rastin e zgjedhjes suaj si President i Republikës së Shqipërisë, po ju shpreh urimet e mia më të mira për sukses në kryerjen e detyrave tuaja me përgjegjshmëri.
Unë shpresoj se marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi midis Republikës Serbe dhe Republikës së Shqipërisë do të jenë edhe më të mira në të ardhmen.
Kjo është një çështje me rëndësi thelbësore për paqen, zhvillimin e vendeve tona, dhe të rajonit ku jetojmë.

Shkëlqesi, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë.

Tomislav Nikolic

President i Republikës së Serbisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here