Policja përcillet në banesën e fundit, mesazhi prekës i kolegut: Sot në rresht mungove….

0

Sot një vend ishte bosh në rreshtin e punonjësve të Patrullës së Policisë së Durrës. Aty mungonte Peranxhela Shahni, vajza 23-vjeçare e cila i dha fund jetës dje me armën e shërbimit në rrethana ende të paqarta.

Loading...

 

 

E reja u përcoll sot për në banesën e fundit, e veshur si nuse, me misterin që e mori me vete, duke lënë pas dhimbjen tek familjarët por dhe kolegët e saj. Fjalë të ndjera i ka kushtuar sot në faqen e tij të ‘Facebook’ një prej kolegëve të saj, Arjan Cali. Ai shkruan se gjithë kolegëve i mungonte prezenca e Peranxhelës, ndërsa shton se të gjithë vlerësonin modelin e saj.
Statusi i kolegut
“Sot ne rresht mungove Anxhi te gjithë koleget nuk kishim fjale na mungonte prezenca juaj .. Ti ike nga kjo bote e perkohshme por per ne qe patëm fatin e mire te njihnim ke len mbresa dhe kujtime te pa shlyera si kolege si mike si shoqe .. Ke qenë shembulli i cili cdo punonjës policie duhet te këtë pavarsisht se pak vite pjesë e jona te gjithë koleget e eproret u kish ren ne sy korrektesia e modeli yt te gjithë te admironin ..i pa harruar kujtimi yt .. U prefsh ne paqe ANXHI..??”, shkruan në mesazhin e tij punonjësi i policisë së Durrësit.

Mëson se ditën e djeshme Peranxhela kishte marrë në telefon një prej kolegëve dhe e kishte njoftuar se nuk do të shkonte në punë me pretekstin se ishte sëmurë. Sakaq, prokuroria ka sekuestruar telefonin e viktimës, ku do të hetohen tabulatet e saj.

Loading...

Lini nje pergjigje