Kërcënohet dëshmitari i mbrojtur kundër Shullazit?! Shtohen masat e sigurisë

0
170

Policia e Shtetit ka shtuar forcat e sigurisë për dëshmitarin e mbrojtur Ylvi Beqaj, i cili denoncoi në prokurori gjobëvëniet e Emiljano Shullazit dhe bandës së tij.

Policia nuk jep të dhëna për shkakun e rritjes së masave të sigurisë, por burime për Abc News thonë, se ai mund të jetë kërcënuar duke i kërkuar të heqë dorë nga dëshmia kundër Shullazit.

Ky i fundit, së bashku me 4 të pandehurit e tjerë ka përfunduar në gjyq për 9 akuza, që nga ajo e “gjobëvënies” ndaj biznesmenëve të ndryshëm, vendosjes së eksplozivit apo edhe kërcënimeve ndaj dy pedagogëve që të tërhiqeshin nga gara për rektor dhe dekan në Universitetin e Tiranës.

Në seancën e parë gjyqësore, avokatët e të pandehurit paraqitën disa kërkesa, për të vazhduar procesin gjyqësor më 23 maj pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku biznesmeni Beqja do të pyetet me cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here