Kallogjeroviç: Të rinjtë në LSI nuk janë thjeshtë numër, çdo kush që vjen tek ne e ndjen veten pjesë e diçkaje

0
170

Lëvizja Socialiste për Integrim në listën e kandidatëve për Deputet në qarkun e Tiranës, por jo vetëm ka promovuar të rinjtë dhe të rejat, si një potencial i vyer për ti dhënë energjinë, entuziasmin dhe freksinë e duhur politikës shqiptare për tu përballur me sfidat e mëdha që rezervon rruga drejt integrimit në BE.

Dejana Kallogjeroviç është një nga vajzat e përzgjedhura nga Këshilli Drejtues i LSI për të qenë pjesë e listës së kandidatëve të kësaj force në Tiranë. Në një intervistë për 360grade.al, Kallogjeroviç rrëfen se si u bë pjesë e familjes së madhe të LSI. “Një familje që sipas saj është e ngrohtë dhe dëgjon të gjithë anëtarët e saj, duke i dhënë shanse të barabarta të gjithë pjesëtarëve të kësaj familje”, u shpreh ajo.

Ja Intervista e plotë: 

Përse zgjodhët të merreshit me politikën?

Nisa të merresha me politikë që kur unë kam qënë maturante. Nuk e kisha menduar ndonjë here se do të isha pjesë e politikës. Unë vi nga një familje që nuk ka pasur asnjë herë lidhje me partitë politike apo të jetë përfshirë ndonjë herë. Por edhe nga dëshira për të pasur një angazhim tjetër apo diçka tjetër, nisa angazhimin tim në LSI. Si maturante nuk isha e kënaqur me mënyrën e funksionimit te sistemit. Për mua politika që në ditën e parë që kam hyrë në zyrat e LSI, ka qënë një ambient shumë i ngrohtë, një ambient ku unë mund të shprehja veten time lirisht dhe mbaj mënd si sot, ditën e parë kur unë kam ardhur në këtë zyrë dhe ka qënë Kejdi Mehmetaj që sot është e renditur e dyta në listën e kandidatëve për Tiranën. Dhe në atë kohë bënim diskutimet e maturës shtetërore. Dhe që ditën e parë që erdha mendimet e mia u dëgjuan. Ne bëmë edhe një paketë propozimesh për Ministrisë e Arsimit. Për mua ky ishte hapi i parë për të kuptuar se nëse dëshiron që të bësh ndonjë ndryshim politik apo në komunitet, duhet të merresh edhe me politikë. Dhe nëse nuk të pëlqen diça në sistem, duhet të bëhesh pjesë e sistemit për ta ndryshuar.

-Cili është mendimi i juaj për politikën në Shqipëri?

Në fakt politika në Shqipëri, natyrisht që ka nevojë për përmirësim. Besoj se LSI ka hedhur hapin më të rëndësishëm të politikës shqiptare për përfshirjen e të rinjve në politikë. Nuk kemi nevojë për politikanë të cilët nuk përballen përditë me problemet e njerëzve. Nuk kemi nevojë për politikanë që kanë një të kaluar jo të duhur për të drejtuar vendin. Por janë ata të rinj e të reja që kanë dëshirë, dhe ideale në radhë të parë për të bërë ndryshime në Shqipëri. Për LSI, të rinjtë janë pika kryesore. Siç e thash edhe më lart, kur kam ardhur përpara nuk isha një numër më tepër që hyra në këto zyra por isha një person, një individ për të dhënë kontributin tim edhe me gjëra nga më minimalet. Prandaj edhe gjithë ky angazhim, dhe jam shumë e sigurt që edhe në këto zgjedhje, vetëm nga të gjithë ata të rinj dhe të reja që kanë dëshirë dhe besim tek LSI, ne do të jemi edhe forcë e parë.
-Ju ndërkaq vazhdoni studimet për gazetari. Por ju mund të zgjidhnit edhe rrugën e botës akademike pasi jeni edhe pjesë e senatit akademik në Universitetin e Tiranës.

Mua bota akademike më ka pëlqyer gjithmonë shumë dhe kam qenë gjithnjë e tunduar. Nuk është asnjëherë vonë për tu përfshirë, pse jo. Por angazhimi politik mu duke gjëja më e rëndësishme që mund të bëja në këto momente dhe që unë mund të jepja edhe kontributin tim më të plotë. Ndoshta ana akademike do të ishte një arritja ime shumë profesionale, do të ishte diçka edhe egoiste që të shikoja vetëm për pjesën e karrierës time. Ndërkohë që në politikë pata një dëshirë më të madhe për të punuar në një këndvështrim më të gjerë, për të ndihmuar sa më shumë njerëz. Unë jam edhe pjesë e senatit akademik në Universitetin e Tiranës gjë që më mban akoma e dhe më shumë të lidhur si me studentët edhe me problemet që ata kanë. Kjo më ndihmon edhe me hartimin e politikave që ne bëjmë në LSI apo siçkemi patur edhe hartimin e programit tonë të arsimit, “Edukim cilësor, familje e shëndetshme”. Kjo ka qënë pika jonë kryesorë sepse çdo gjë niset nga hallka e parë dhe për zhvillimin e një shteti ajo është arsimi. Pra nëse ne i përkushtohemi arsimit, edhe Shqipëria do të ketë një zhvillim më të mirë dhe me vjen keq ta them se unë kam pakënaqësitë e mia nga reforma e arsimit, pasi duke qënë se jam edhe anëtare e senatit akademik kam dëgjuar, shpesh herë studentët, sidomos ata që janë në vitet e para, që janë të zhgënjyer me degën që kanë ardhur. Më vjen shumë keq kur takoj studentë që janë shumë pesimistë që në vitet e para, për degët që kanë fituar, pasi donin degë më të mira por edhe studentë me mesatare të shkëlqyer që nuk kapën dot degën që donin, qoftë ajo edhe një degë që nga notat që kanë marrë, e kishin të sigurt që mund ta arrinin.
-Por si do i bindi qytetarët që të ju votojnë?

Unë nuk është që dal për herë të parë para qytetarëve pasi duke qënë se më kanë votëbesuar edhe në 2015 duke më zgjedhur si anëtarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, shpresoj që mos ti kem zhgënjyer. Vazhdimisht edhe në Këshill por edhe në çdo vend tjetër që më është dhënë mundësia të loboj, jam munduar gjithnjë të punoj për interesat e qytetarëve, interesat e të rinjve e të rejave. Dhe ndonjë herë më vjen keq që dëgjoj njerëz që janë skeptikë për këta të rinj dhe të reja në politikë. Por unë mund të them se ne nuk na pengon as mosha dhe asgjë tjetër për të lobuar për të drejtat e të rinjve. Ndoshta edhe në Këshillat Bashkiakë për të kërkuar shtrimin e rrugëve të reja, për ndriçim më të mirë, për ambiente komunitare, për hapësira të gjelbërta. Asnjë herë nuk na ka penguar kjo gjë. Dhe madje sa më shumë që të rinj dhe të reja që kanë ideale dhe duan ta ndryshojnë komunitetin, aq më mirë do të ishte.
Di të them që nuk ka rëndësi pozicioni për të bërë gjera të mira për njerëzit. Mjafton dëshira e mirë dhe në LSI kjo nuk na mungon.

-Këtë vit ndryshe, nga çdo vit tjetër apo krahasuar edhe me partitë e tjera, LSI u ka besuar dhe vlerësuar shumë të rinjtë e LRI  duke i përfshirë në krye të listave të kandidatëve. Si e konsideroni ju gjithë këtë besim?
Besoj se LSI e di shumë mirë rëndësinë e të rinjv dhe të rejave edhe ne vetë si popull jemi një popull ku mesatarja e moshës është shumë e re krahasuar me vendet e tjera. Dhe normalisht përfaqësimi i të rinjve është i domosdoshëm, duke qënë se pjesa më e madhe e popullsisë është në një moshë 18 deri në 35 vjeç, atëherë edhe këta kanë nevojë për përfaqësimin e tyre. Gjimnazistët ose 18 vjeçarët nuk mund të përfaqësohen nga dikush më i rritur pasi edhe problemet janë ndoshta në një farë mënyre edhe më të pakuptueshme për ta. Por në LSI do e shikoni se të rinjtë dhe të rejat janë pjesa më e rëndësishme e vendimmarrjes tonë dhe ne nuk jemi numra për LSI. Çdo njeri që shkel në këto zyra e ndjen veten pjesë të diçkaje, ka mundësi dhe hapësirat e duhura të japë kontributin e vet, të shkëmbejnë mendimet dhe të ndjehen sa më mirë në një ambient sa më familjar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here