Hysaj: Dua trofe me Napolin, ëndrra është të bëhem si Zanetti

0
161

Sezoni i dytë me Napolin mund të cilësohet si i jashtëzakonshëm për Elseid Hysajn. Mbrojtësi është aktivizuar për 40 ndeshje si titullar në të gjitha kompeticionet dhe për këtë arsye shumë skuadra të njohura në Europë kanë hedhur sytë drejt tij.

 

 

Shkodrani i kombëtares në një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli” ka folur për ecurinë pozitive që po kalon skuadra e tij gjatë këtij sezoni si dhe ëndrrën për të trofe prestigjioz me ekipin e Mauricio Sarrii.
hysaj1-470x313
Pa përmendur nuk mund të linte as idhullin e tij, Javier Zanetti-n. Hysaj shpreson që një ditë të arrijë në nivelin e legjendës zikaltër.

“Skuadra jonë zbret gjithmonë në fushë për t’u argëtuar, e di që argëtojmë edhe tifozët tanë. Po rritemi shumë dhe me punë po përmirësohemi, por ka ende gjëra për të rregulluar. Roma? Mendojmë vetëm për ndeshjen tonë. Torino është një skuadër e madhe, do të kërkojnë shpagim pas barazimit në derbi me Juven. Ne do të jemi të përqendruar për të fituar. Mertens apo Beloti? Dris është më i forte. Modeli im është Havier Zaneti, për profesionalizmin e tij dhe për mënyrën se si luante. Shpreaoj të arrij në nivelin e tij. Lojtarët më të mirë? Ata që kemi ne.”
1488916480449_lc_galleryImage_Football_Soccer_Napoli_v_-470x335
“Kemi bërë dy pikë më shumë sesa Juve në pjesën e dytë të kampionatit. Kjo është pika nga e cila duhet të fillojmë sezonin e ardhshëm. Jemi përmirësuar shumë dhe vitin e ardhshëm duhet ta nisim me këtë ndërgjegjësim. Kemi treguar se mund të vendosim në vështirësi këta skuadra dhe të arrijmë edhe të fitojmë. Është një pikënisje për t’u përmirësuar. Empoli është një qytet i vogël në të cilin rritesh e pastaj largohesh. Më pas erdha në një qytet dhe skuadër të madhe. Jam rritur shumë si futbollist dhe si njeri në ketë qytet. Ëndrra ime është të fitoj diçka në këtë qytet që e meriton. Shpresoj që herët a vonë të vijë kjo ditë. Nuk dua të bëj premtime por shihet qartë që jemi një grup i madh. Është e rëndësishme të qëndrojmë të gjithë këtu dhe të provojmë të fitojmë diçka vitin e ardhshëm. As nuk e imagjinoj çfarë feste do të bëhej nëse ndodh. Shpresoj që të fitoj këtu pasi është më bukur se çdo vend tjetër”, ishin fjalët e Hysajt raporton “TUTTONAPOLI”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here