Futbollisti i famshëm i Serisë A, përshëndetje për aktori Julian Deda

0
321

Futbollisti i famshëm i Serisë A, Radja Nainggolan, i ka befasuar të gjithë sot, kur i ka kushtuar një përshëndetje të personalizuar aktorit të njohur të humorit shqiptar, Julian Deda.

“Përshëndetje Julian Deda! Të përqafoj nga larg. ‘Ciao’ bukurosh…!”, është përshëndetja e Nainggolan për Julin.

Këtë video të veçantë vetë Juli më pas e ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale. Nuk dihet saktësisht se si është arritur deri këtu, por ka gjasa që ndonjë mik i Julit, që ka patur rastin të takohet me futbollistin e njohur, t’i ketë kërkuar atij që ta bëjë këtë përshëndetje.

Ju kujtojmë se Radja Nainggolan është një futbollist belg, i cili është bërë shumë i njohur për shqiptarët për shkak të angazhimit si mesfushor të tij në radhët e klubit të famshëm të Serisë A italiane, Romës.

Po ashtu Naingolan është edhe pjesëtar i kombëtares së Belgjikës, e cila po kalon një periudhë shumë të mirë gjatë këtyre viteve të fundit.

https://www.facebook.com/jdeda/videos/10209414350258609/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here