Foto/ Meta me banorët e njësisë 6: Kriza politike po largon sipërmarrësit dhe turistët e huaj

0
146

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me anëtarësinë e LGI-së në Njësinë 6 në Tiranë

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me vajza dhe gra banore të Njësisë administrative nr. 6 në Tiranë. Të pranishëm ishin kandidatët për deputetë të LSI-së, Ardit Çela, Kejdi Mehmetaj dhe Monika Kryemadhi.

Gjithashtu, në këtë takim mori pjesë edhe ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i cili mbajti edhe një fjalë përshëndetëse, ku theksoi se situata aktuale politike po krijon shqetësime edhe për ekonominë.

Duke marrë shembull sektorin e turizmit, z. Meta tha se shumë të huaj kanë anuluar vizitat në Shqipëri pikërisht për shkak të klimës politike, që dëmton perspektivën e këtij sektori që ka me mijëra njerëz të punësuar.
“Dje takova një drejtues të një agjencie turistike dhe me shumë shqetësim më thotë: Çfarë po ndodh kështu? Kisha 7 grupe turistike nga Spanja që kishin bërë rezervimet për të ardhur për sezonin turistik. Gjashtë grupe i kanë anuluar deri tani rezervimet. Ky është një shqetësim real që ka të bëjë me perspektivën e një sektori me të cilin jetojnë mijëra e mijëra familje shqiptare në të gjithë vendin, në bregdet apo edhe në mal”, – u shpreh ish-kryetari i LSI-së, duke shtuar se kostot e kësaj pasigurie i paguajnë familjet shqiptare.

“Ky është një shqetësim serioz, sepse nuk ka të bëjë vetëm me turizmin, ka të bëjë me investimet. Kur një turist frenohet për të ardhur në Shqipëri për shkak të një lajmi që sjell pasiguri për të kaluar disa ditë pushime, si mund të vijë një investitor i huaj të marrë kredi dhe të bëjë investime në Shqipëri. Të gjitha këto janë kosto që i paguajnë familjet shqiptare”, – deklaroi ish-kryetari i LSI-së.
Ndërsa, kandidati i LSI-së në qarkun e Tiranës, Ardit Çela, tha se me Lëvizjen Socialiste për Integrim forcë e parë politike të gjithë kanë një shans më shumë për zgjidhjen e probleme të përditshme.
“Është e papranueshme, që në një zonë me popullsi të jashtëzakonshme ku jetojnë me mijëra familje, sot nuk kemi një çerdhe, nuk kemi një kopsht, nuk kemi një shkollë 9-vjeçare, apo gjimnaz. Probleme të thella me infrastrukturën, me ndriçimin, me higjienën, me mjedisin, probleme të jashtëzakonshme me legalizimin. E papranueshme që vazhdon të mbetet pezull procesi i legalizimeve. Por, a e dini se cila është zgjidhja? LSI forcë e parë politike. LSI forcë e parë do të thotë një shans më shumë për rininë, një shans më shumë për gruan, një shans më shumë për familjen”, – deklaroi ndër të tjera Ardit Çela.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here