FOTO-LAJM/ Mimi Kodhelit në stadiumin e Kukësit, por një tifoz i bën suprizën e …

0
206

Deri më tani, Kukësi po bën historinë në futboll. Është në vend të parë në Superligë dhe nëse vazhdon me fitore në javët që kanë mbetur, do të shpallet kampion për herë të parë në histori.

Javën e kaluar, Kukësi fitoi përballë Flamurtarit me rezultatin 1-0. Meqë jemi në kohë fushate, politikës nuk i shpëtoi rasti të bëhet protagoniste. Kandidatja e PS-së për qarkun e Kukësit, Mimi Kodheli ishte në stadium përkrah Safet Gjicit, president i ekipit,shkruan syri.

Gjici renditet i dyti në listën e kandidatëve të PS-së për qarkun e Kukësit, pikërisht pas Kodhelit e cila e kryeson këtë listë.

Dikush vë re se fotografi po shkrep foton e parisë dhe bën një përshëndetje natyrale me 2 gishta.

Habi? Aspak, po të mendosh që në zgjedhjet e para 4 viteve Kukësi ishte i vetmi qark ku koalicioni i opozitës fitoi 3 me 1 me deputetë. Në të gjitha qarqet e tjera të vendit, PD-ja humbi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here