Ekspertët: Nëse rrëzohen ‘listat’ në Kolegjin Zgjedhor, më 18 qershor nuk mund të ketë zgjedhje

0

Ankimimi i bërë nga opozita në Kolegjin Zgjedhor, kundër regjistrimit të kandidatëve është i pavlefshëm për kreun e KQZ-së pasi PAA nuk është subjekt zgjedhor, por nga ana tjetër PD thotë se përderisa është regjistruar, është automatikisht subjekt.

Loading...

Por çfarë thonë ekspertët ligjorë? News 24 bisedoi me dy ish-drejtues të KQZ dhe rezultoi se nuk ndanin të njëjtin mendim së pari për datën e përfundimit të afatit për dorëzimin e listave.

E vetmja herë që mendimet e tyre pajtohen, është kur pyeten për një rast hipotetik të rrëzimit të KQZ në Kolegj Zgjedhor, se çfarë do të ndodhë më 18 qershor. “S’ka zgjedhje më 18 qershor”, deklarojnë ata.

Ekspertët ligjorë japin variante të ndryshme zgjidhjesh. Për Çlirim Gjatën, zgjidhja është te kompromisi politik, me përfshirjen e presidentit në rolin e negociatorit. Ndërkohë për Ilirjan Celibashin, KQZ ka në dorë instrumentet për të vijuar me tej me zgjidhjen e ngërçit për procesin zgjedhor.

Por Celibashi shkon edhe më tej kur flet për vlefshmërinë e zgjedhjeve të 18 qershorit. Sipas tij, edhe nëse vetëm një kandidat i vetëm do të jetë regjistruar përpara datës kur PD pretendon se nuk është shkelur afati, atëherë zgjedhjet do të mbahen në këtë datë. Vetëm në atë zonë zgjedhore…ndërsa në të gjithë vendin do të shpallet pavlefshmëria, për shkak të mungesës së kandidatëve.

Loading...

Lini nje pergjigje